Futboll Sport

Brazili për fitoren e parë, rivalitet i ashpër në Serbi-Zvicër e Nigeri-Islandë

Të gjithë sytë janë nga Brazili. 5-herë kampionët e botës luajnë këtë të premte që përkon me ditën e 9-të të botërorit, ndeshjen e dytë në grup. Seleçao sfidon Kosta Rikën që konsiderohet edhe si skuadra më e dobët e grupit, në një ndeshje ku objektivi i vetëm për ekipin e Tites është fitorja. Pas barazimit ndaj Zvicrës në ndeshjen debutuese sot Neymar me shokë duhet të kthejnë faqe. Rotacioni për shiritin e kapitenit vazhdon me Thiago Silvën që do të jetë kapiten sot ndërsa në ndeshjen ndaj përfaqësueses helvete shiritin e mbajti Marcelo. Neymar është rikuperuar plotësisht dhe do ta nisë ndeshjen që nga fillimi ndërkohë që ndryshimi i vetëm në formacionin e Brazilit pritet të jetë në krahun e djathtë të mbrojtjes aty Fagner do të marrë vendin e Danilos.

2 miqësoret e fundit mes tyre janë fituar nga Brazili ndërkohë që mund të thuhet se Kosta Rika i sjell fat Seleçaos sepse të dyja skuadrat bënin pjesë në të njëjtin grup edhe në Botërorin e vitit 2002 me Brazilin që mposhti 5-2 Kosta Rikën dhe më pas fitoi trofeun e Kupës së Botës. Ndryshe nga 4 vite më parë kur shkoi deri në çerekfinale Kosta Rika ka humbur shumë në cilësi pasi disa prej futbollistëve janë 4 vjet më mëdhenj dhe nuk kanë më të njëjtën freski në fushë. Ylli i skuadrës është padiskutim portieri i Realit të Madridit Keylor Navas. Brazil-Kosta Rika do të luhet në stadiumin e Zenitit në Shën Petersburg dhe do të nisë në orën 14:00.

Ndeshja e dytë e ditës e vlefshme për grupin C. Në Volgograd Arena, Nigeria pret Islandën në një ndeshje ku do të jetë me sy e veshë edhe Argjentina sepse nga kjo sfidë varen edhe fatet e përfaqësueses albiçeleste në këtë Kupë Bote. Me një sukses ndaj përfaqësueses afrikane, Islanda do të ishte pothuajse e kualifikuar, ndërkohë që Argjentina bën tifo për Nigerinë ndërsa afrikanët luajnë për veten e tyre sepse me 2 fitore në dy ndeshjet e mbetura do të kalonin në fazën tjetër.

Takimi i mbrëmjes do të luhet në orën 20:00 në Kaliningrad Stadium. Serbia pret Zvicrën në një duel shumë intersant dhe që mund të përcaktojë shumë për fatet e skuadrave që do të kualifikohen në grupin. Shqiptarët e Zvicrës, Xhaka, Shaqiri, Dzemaili dhe Behrami pas barazimit heroik ndaj Brazilit sot do të sfidojnë serbët me shpresën për të marrë fitoren e parë, në një ndeshje që gjithsesi parashikohet shumë e ashpër, por që në fund gjithsesi do të triumfojë futbolli i luajtur. Behrami pasi frenoi Neymarin ka patur disa probleme dhe është në dyshim të madh për këtë sfidë. E plotë Serbia që pas fitores ndaj Kosta Rikës do të mbështet sërish te veteranët, Kolarov e Ivanovic dhe tek të rinjtë premtues Milinkovic-Savic e Mitrovic për t’i vendosur shkopinjtë nën rrota përfaqësueses helvete dhe për të siguruar që sot kualifikimin.

Related posts

Dea Gea drejt largimit nga United, kërkon me çdo kusht Realin

Q.Autor

“PARTIZANI MË BËN KRENAR”/ Rrëfehet Taulant Xhaka: Ju tregoj çfarë më ka pyetur trajneri i Baselit

Delo.autor

SHQIPËRI-KAZAKISTAN/ Zbulohet plani i Rejës për skemën. Uzuni mund të bëjë rolin e…

Delo.autor

Leave a Comment