Futboll Seria A Sport

NAPOLI-INTER/ Ja kur ka qenë fitorja e fundit e “Zikaltërve” në “San Paolo”

Gatuzo kundër Kontes, Milik kundër Lukakut, Insinje dhe Lautaro. Supersfida e javës së 18-të, e programuar për mbrëmjen e sotme në stadiumin “San Paolo” premton shkëndija. Dhe spektakël.

Në fushë parashikohen përqindje të larta energjie dhe klasi. Megjithatë, Napoli-Inter është shumë më shumë. Është një sfidë mes dy traditash futbollistike. Një përballje e vazhdueshme, e mbushur me adrenalinë. Sepse rivaliteti është historikisht i ndezur.

PRECEDENTËT – Shifrat thonë që në 146 sfida në Serinë A janë 46 fitoret e Napolit, 36 barazimet dhe 64 sukseset zikaltër. Për sa u përket sfidave të luajtura në “San Paolo”, bilanci flet për 37 suksese të Napolit, 17 të Interit dhe 19 barazime. Por, përtej statistikave ka më tepër.

FITORJA E FUNDIT E INTERIT – Sepse Konte ka për detyrë të thyejë një tabu, atë të “San Paolos”. Po, pasi zikaltrit nuk fitojnë në Napoli nga viti i largët 1997. Në stolin interist ulej Xhixhi Simoni; në fushë, Bergomi, Simeone, Xhorkaef dhe Ronaldo “Fenomeni”. Pra, një skuadër e ndërtuar nga Morati për të luftuar për titullin, ëndërr e shuar pas penalltisë së famshme të paakorduar pas kontaktit Iuliano-Ronaldo, por që atë sezon fitoi Kupën UEFA.

Champions_League_1998-99_-_Inter_vs_Spartak_Mosca_-_Ronaldo

Ndërsa Napoli nuk gëzonte një skuadër në lartësi të kompeticionit dhe jo rastësisht në përfundim të kampionatit ra nga kategoria. Për të reduktuar distancat teknike trajneri Macone aktivizoi një skuadër me grintë që i krijoi vështirësi Interit.

Zikaltrit kaluan në avantazh pas 10 minutash me të vetmin aksion të rrezikshëm të pjesës së parë: nga një goditje dënimi e Xhorkaef mbrojtja “axurre” po përpiqej të blindonte Ronaldon, por u shfaq Galante që me kokë shënoi. Llogaritë u mbyllën pas autogolit të Turrinit në të 69-ën.

BARAZIMI I FUNDIT – Ndërsa barazimi i fundit mes dy skuadrave në “San Paolo” daton më 21 tetor 2017. Napoli i Sarrit ndodhej në krye të klasifikimit dhe deri në këtë sfidë kishte fituar gjithmonë, por Interi i Spalletit arriti t’i përgjigjej si i barabartë.

POKER I ANCELOTTI-T – Fitorja e fundit e Napolit përkon me sfidën e fundit mes dy skuadrave, atë të sezonit të kaluar. Ishte 19 maji, java e parafundit e kampionatit. Interi luftonte për një vend në Champions, ndërsa skuadra e Ançelotit e kishte siguruar.

Pavarësisht stimujve të ndryshëm, Napoli i asfaltoi zikaltrit 4-1, me gola të Zielinskit, Mertensit dhe dopietën e Fabian Ruiz. E pamjaftueshme penalltia e shndërruar në gol nga Ikardi. Në tërësi, nuk pati histori. Dhe me atë rënie Interi vendosi në rrezik kualifikimin në Champions.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Barcelona shet Malcom për shifrën e kërkuar prej…

Delo.autor

MESSI KAMPION BOTE ME ARGJENTINËN? Shpërthejnë mediat franceze: Ka prova, Infantino do t’ia japë atij

F.autor

ZYRTARE/ Barcelona nuk humbet kohë, emëron trajnerin e përkohshëm deri në ardhjen e Xavit. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment