Babai i futbollistit të Shqipërisë dhe Specias Ardian Ismajli ka zbuluar në rrjetet sociale se të birin kishin planifikuar ta arrestonin në aeroportin e Prishtinës teksa nuk kanë dashur që 23-vjeçari të niset nga ky destinacion drejt Italisë.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Ilmi Ismajli shkruan se persona të caktuar i kërkuan të birit që ta kryente udhëtimin nga aeroporti i Tiranës dhe në rast të kundërshtimi do ta arrestonin, duke përdorur arsyen absurde se Ismajli luante për Shqipërinë dhe jo Kosovën.
Megjithatë, sipas tij, gjithçka shkoi pa probleme
Ismajli u prezantua sot si lojtari më i ri Specias, ku firmosi për 3 vite.
Mesazhi i Ilmi Ismajlit
Ardian ty te urojm suksese dhe realizimin e endrrave qe me shum sakrific i ke kthyer ne realitet.