Cudirat e Boterorit Sport

Brazili tifo për Islandën: Birrë falas për vikingët nëse mundin Argjentinën

Birrë për të gjithë – Në rast fitoreje kundër Messit, i gjithë vendi do të jetë i përmbytur me birrë. Skol, kompania e njohur braziliane, ka nisur një partneritet me ekipin kombëtar të Europës Veriore dhe ka premtuar se nëse ekipi i Hallgrímsson do të mundë Argjentinën, do të ketë birrë falas për të gjithë. Çdokush që mund të provojë që është islandez dhe mbi 18 vjeç, mund të kontaktojë Skol në rrjetet sociale dhe të përfitojnë një birrë 66cl falas. Tifozët e Viking do të kenë një javë kohë për të tërhequr çmimin.

 SKOL … OSE SKAL? – A mundet që kjo fushatë të ketë lindur nga rivaliteti ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës? Po … dhe jo. Është gjithashtu një operacion inteligjent marketingu, ndihmuar edhe nga Kupa e Botës. Emri i markës së birrës, në fakt, është një derivat i “skal”, që përdoret në Islandë për të ngritur dolli. Në këtë mënyrë u krijua ideja për të nisur një fushatë për të reklamuar Skol në vendin e vullkaneve. Kështu që ata publikuan reklama nëpër gazeta dhe, në mënyrë të pashmangshme edhe në rrjetet sociale duke u bërë menjëherë virale. Dhe një bashkëpunim që, në qoftë se ndeshja përfundon ashtu siç shpresojnë Islanda dhe Brazili, me siguri do ti bëjë të gjithë të lumtur. Përveç, sigurisht, Argjentinasve.

Related posts

RIVALITETI NË MADRID/ Mbape në kërkim të rekordeve të Cristiano Ronaldos

F.autor

“ËSHTË RIVALI IM I RADHËS”/ Khabib rikthehet në duel: Do të argëtohemi të gjithë në kafaz dhe jashtë tij…

Delo.autor

SFIDA E NDERIT/ Momenti i veçantë në fitoren e rivalëve të Shqipërisë, portieri la në mes ndeshjen mes lotëve

Delo.autor

Leave a Comment