Futboll Sport

Bushi ‘votëbeson’ Panuccin: Duhet t’i japim kohë, do bëjë mirë

Përfaqësuesja shqiptare U-21 do të zhvillojë ditën e sotme ndeshjen e fundit miqësore përball Bosnjë Hercegovinës, në këtë grumbullim 10 ditor, qëllimi i së cilit ishte gjetja e elementëve të rinj për eliminatoret e ardhshme duke qenë se rreth 15 lojtarë që kanë filluar sezonin për momentin mungojnë.

Pikërisht për këtë arsye edhe trajneri Alban Bushi i vë një theks të veçantë elementëve të rinj, pa harruar faktin se çdo ndeshje duhet fituar.

“Nuk duhet të synojmë rezultatin në ndeshjet miqësore. Më mirë do të doja të humbja e të fitoja 1 lojtar, se sa të fitoja e të mos fitoja asnjë lojtar. Ky është objektivi. Ne kemi edhe tre ndeshje, në muajin shtator luajmë në Spanjë. Në tetor vjen Spanja në Shqipëri dhe me Estoninë. Në të treja ndeshjet do të donim të merrnim lojtarët që e kemi nisur sezonin, por do të fusim edhe 2-3 elementë nga datëlindja 99, për t’i pasur në sezonin tjetër”, u shpreh Alban Bushi, trajneri i kombëtares U-21.

I pyetur rreth dy paraqitjeve të fundit dhe tranzicionit që po kalon përfaqësuesja A nën drejtimin e Christian Panucci, Alban Bushi shton:

“Kemi rastin e De Biasit, kur ka ardhur në fillim nuk ka qenë edhe aq mirë, u cilësua si një sezon i dështuar, sezoni i parë. Por me mbështetjen e Federatës De Biasi e rinovoi kontratën dhe na çoi në Europian. Mendoj se edhe me Panucci do ndodhë e njëjta gjë, duhet pak kohë. Mendoj se do të bëjë mirë, ka qenë një lojtar i madh, ka qenë me ekipe të mëdha. Di se si stërviten, di se si menaxhohen lojtarë”, tha Bushi.

Në këtë grumbullim 10 ditor përfaqësuesja U-21 ka zhvilluar 2 ndeshje me Bosnje Hercegovinën, më 28 maj të cilën e humbën 2-0, me Bjellorusinë më datën 5 qershor që e fituan me shifrat 3-2 dhe më 8 qershor sërish ndaj Bjellorusisë në “Elbasan Arena” në orën 19:00.

Related posts

“NUK E DUROJ MUNGESËN E…”/ Wanda sulmon Lukakun: Skarco, ai numri 9 ka shënuar 150 gola

Delo.autor

PLAS TEK INTERI/ KAPITENI LEGJENDAR: Handanovic ka nevojë të shkojë te OKULISTI

Isa.Autor

GOL DHE SHQIPONJË ME LOKOMOTIVËN/ Myrto Uzuni “sinjal” Mallorcas (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment