Futboll Sport

Pepe Reina ka një kërkesë të veçantë për Callejon

Pepe Reina u largua nga Napoli si një lojtari i lirë në fund të sezonit drejt Milanit dhe tani thuhet se po përpiqet të bindë edhe spanjollin Jose Callejon që të bashkohet me të në “San Siro”. Kontrata e portierit veteran nuk u rinovua në “San Paolo” dhe ai vendosi të nënshkruante me kuqezinjtë, të cilët e shohin si një opsion të mirë për rolin e zëvendësuesit të Gianluigi Donnarumma.

Sipas gazetës “Corriere dello Sport”, Reina po e nxit shokun e tij spanjoll Callejon që të bëhet pjesë e projektit të Milanit gjithashtu. Gjatë javëve të fundit ka pasur thashetheme të përsëritura që Gennaro Gattuso dhe gjigandët e “San Siro” janë të interesuar për të siguruar shërbimet e Callejon. Me largimin e trajnerit Maurizio Sarri dhe me ardhjen e italianit Carlo Ancelotti, pritet një ndryshim i madh në skuadër, ku një pjesë e lojtarëve do të largohen dhe do të afrohen të tjerë me shpresën për të fituar titullin e Serie A.

Callejon është 31 vjeç dhe është nën kontratë me Napolin deri në qershor 2020. Ai mbylli një sezon mjaft të mirë me të kaltërit duke shënuar 12 gola, ndërsa kontribuoi me 17 asiste në 50 ndeshje konkurse. Ish-ylli i Real Madridit ka një klauzolë lirimi prej 20 milionë eurosh, e cila nuk është problem për “Djallin”. Interesant është fakti se edhe Napoli është i interesuar për yllin e Milanit, Suso dhe gjatë verës mund të bëjnë një ofertë për të.

Në fakt kuqezinjtë e konsiderojnë të pashitshëm, sulmuesin e krahut, i cili vetëm pak muaj më parë nënshkroi një kontratë të re. Në adresë të Suso ka patur interes nga disa klube, mes tyre edhe Liverpool-i, klubi i parë i spanjollit. Gjithashtu drejtuesit e Milanit kanë shfaqur interes edhe për holandezin Memphis Depay, i cili ka shkëlqyer në Ligue 1 te Lyon. Ai shënoi 22 gola në 47 ndeshje me Napolin.

Related posts

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Agjenti zbarkon në Milano, zëvendësuesi i Handanovic më pranë Interit

Delo.autor

Mourinho me ide “të çmendura”/ Tre lojtarë të Man United përballë 100 fëmijëve hiperaktivë

Isa.Autor

KLUB LEGJENDAR/ Një kampion i madh viziton Milanin në SHBA…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment