Futboll Sport

Cavani zbulon arsyen e shkëmbimit të fanellave me Salah

Edinson Cavani  ka zbuluar se pse ka dashur të shkëmbejë fanellat me Mo Salah pas fitores së Uruguait në Kupën e Botës ndaj Egjiptit – megjithëse ylli i Liverpool nuk luajti asnjë minutë gjatë asaj ndeshjeje.

Ishte goli i Jose Gimenez në minutën e 89’ që i dha tre pikë shumë të rëndësishme Uruguait, teksa Salah po shihte nga stoli.

Salah nuk është futur në fushë për të mos rrezikuar pas një dëmtimi të pësuar në shpatull në finalen e Champions League.

Por kjo nuk e ndali Cavani-n t’i kërkonte fanellën në fund të ndeshjes.

“E mora fanellën e Salah si një dhuratë për fëmijët e mi, të cilët e shohin si një yll,” shprehet Cavani për gazetarët pas ndeshjes.

“Një barazim do të ishte shumë i hidhur pasi Uruguai e meritonte fitoren. Krijuam shumë raste, mbase pa luajtur edhe aq mirë por portieri egjiptian luajti një ndeshje të madhe.”

 

Related posts

EKSKLUZIVE/ Dajan SHEHI: Kastrioti mbijeton nëse bën merkato. Ja si më diskriminuan në Kroaci

Isa.Autor

PAS DISFATËS NDAJ SHAKHTAR NË CHAMPIONS/ Modric shumë i ashpër: Nuk kemi vazhdimësi dhe duhet ta…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Kaio Jorge drejt këtij klubi të madh, e konfirmon presidenti i Santos

Delo.autor

Leave a Comment