Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Ja kush është magjistari i kompeticionit…

Mund ta quani edhe “magjistari” i Europa League.

Pavarësisht ekipeve ku shkon, rezultati është gjithmonë i njëjti.

Në këtë kompeticion, asnjë trajner nuk ka bërë më mirë se Unai Emery, trajneri aktual i Villarreal.

Tani me Nëndetësen e Verdhë, por më parë me Valencia, Sevilla dhe Arsenal, Emery ka arritur të shkojë të paktën deri në gjysmëfinalet e Europa League plot gjashtë herë.

Trajneri i Villarreal, që e ka fituar tri herë kompeticionin me Sevilla-n, do të sfidojë Arsenal-in për një vend në finalen e madhe.

Për trajnerin spanjoll, siç ka bërë të ditur Opta, do të jetë gjysmëfinalja e gjashtë e turneut.

3 me Sevilla-n, një me Valencia-s dhe një pikërisht me Topçinjtë.

Tani, pas përballjes së dyfishtë kundër Dinamos së Zagrebit, dhe me Villarreal-in. Asnjë trajner nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë, aq më pak me katër skuadra të ndryshme.

Related posts

KUPA E MBRETIT/ Griezmann kualifikon Barcelonën në raundin tjetër

Delo.autor

Flamurtari “bastis” Skënderbeun, ish-kapiteni i Partizanit vishet kuqezi

Isa.Autor

SOUTHAMPTON-MANCHESTER CITY/ Pas një asist “MAGJIK” nga De Bruyne, Sterling zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment