Futboll Sport

Ilir Daja te Flamurtari, kontratë 2-vjeçare për trajnerin

Përjashtimi i skuadrës së Skënderbeut nga kompeticionet europiane ka shënuar sot njëherësh edhe divorcin mes korçarëve dhe trajnerit Ilir Daja. Ky i fundit prej kohësh është përfolur për një marrëveshje me skuadrën e Flamurtarit, por tashmë gjithçka është konkrete dhe fakt. Mbetet vetëm zyrtarizimi i teknikut Daja në krye të ekipit vlonjat.

Trajneri Daja do të nisë tashmë një aventurë 2-vjeçare me kuqezinjtë e Flamurtarit, falë një marrëveshje të majme mes tij dhe presidentit të vlonjatëve, Sinan Idrizi. Tekniku Daja mbajti pezull marrëveshjen me kuqezinjtë, në pritje të vendimit të CAS, me qëllimin që nëse do të falej Skënderbeu, atëherë ai të vijonte eksperiencën me bardhkuqtë.

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kampionët e Italisë mposhtin Genoa-n, Ronaldo shkruan historinë me dopietë

Delo.autor

MASAT KUNDËR COVID-19/ NBA hap dyert për tifozët, prania e tyre në 25-50% të kapacitetit

Delo.autor

TENSION, POLEMIKA DHE DY GOLA/ Ndeshje emocionuese. Lazio dhe Inter ndajnë nga 1 pikë

Delo.autor

Leave a Comment