Futboll Sport

DEKLARATA BEFASUESE E ISH-LOJTARIT TË INTERIT/ Luis Figo parashikon: Ekipi që fiton Championsin është…

“Cristiano Ronaldo është numër një, çka po e tregon edhe në Itali, në këtë eksperiencë të re. Në fund të sezonit, me siguri do të ndihet më i plotë. Zaniolo ka cilësi të mëdha dhe duhet të vazhdojë në këtë rrugë, për të bërë një kampionat të madh. Real Madridi, është normale, interesohet kur bëhet fjalë për një lojtar të mire. Jo vetëm Reali, por të gjitha klubet e mëdha janë të interesuar për talente të tillë si Zaniolo“, – tha Luis Figo, i cili u pyet në veçanti për lojtarin e ri të Romës.

Disa ditë më parë u mësua se klubi i bardhë e kishte ndjekur nga afër Zaniolo, në ndeshjen kundër Portos, në Ligën e Kampionëve. Në fakt, mbretërorët madrilenë e kanë pasur në fokus talentin italian që nga debutimi i tij në “Bernabeu”, në Champions, shtatorin e kaluar.

Kjo nuk ishte e vetmja gjë, që tha Luis Figo. Ai e konsideroi Juventusin si favorit për të fituar në Europë: Bardhezinjtë i shoh të favorizuar për të fituar Ligën e Kampionëve, ndërsa shpresoj që Interi të kualifikohet për edicionin e ardhshëm“.

Në fund, njëri nga futbollistët më të mirë portugezë ndër vite, foli edhe për kthimin e mundshëm të José Mourinhos në stolin e Interit: Si ish-futbollist zikaltër do të rekomandoja që të kthehet, por ky është një mendim personal. Në realitet, kjo varet nga disa gjëra“. 

Related posts

NDESHJA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Allegri ka ende dyshime për formacionin, ja dy dilemat (FOTO)

Delo.autor

(Video) Ramsey dhe Lacazette afrojnë Arsenalin në gjysmëfinale

Sadik.Autor

GOLAT MË SPEKTAKOLARË/ Njihuni me pesë “PERLAT” e shënuara këtë fundjavë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment