Bundesliga Futboll Sport

Çmenduria e Riberisë, orë 120.000 euroshe (FOTO)

Frenk Riberi, mesfushori i Bajernit të Mynihut, ka bërë një shpenzim marramendës. “Veterani” i bavarezëve, paga vjetore e të cilit i afrohet 15 milionë eurove, ka udhëtuar ditën e djeshme së bashku me mikun e tij Lusien për pushime. Në kyçin e francezit, ndërkaq, është parë një orë me vlerë 120.000 euro: po aq e shtrenjtë sa një apartament në Gjermani.

Lojtari i rekordmenëve të Bundesligës (tetë herë është shpallur kampion që kur ka veshur fanellën e skuadrës nga Mynihu) u akomodua në aeroplan “nën shoqërinë” e orës me model RM 11-03 të dizajnuar nga Riçard Milli (një prodhim i limituar, prej 150 copësh, për 50-vjetorin e Zhan Tod, presidentit të FIFA-s).

Related posts

E BËRI ËNDRRËN REALITET ME KOMBËTAREN/ De Biasi zbulon ekipin që refuzoi kur ishte trajner i Shqipërisë, ja deklarata

Delo.autor

“AI ËSHTË NJË PROFESIONIST SHUMË I MIRË”/ Mourinho mbi Depay: Ja pse dështoi tek Manchester United

Delo.autor

REAL SOCIEDAD-BARCELONA/ Koeman i beson treshes së sulmit Messi, Griezmann dhe Dembele (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment