Futboll Sport

Cristiano Ronaldo “frikson” Portugalinë/ Ylli luzitan do të mungojë ndaj Blegjikës

Portugalia nuk do të ketë në radhët e saj “yllin”, Cristiano Ronaldo, për miqësoren kundër Belgjikës, e cila do të luhet nesër në Bruksel.

Futbollisti i Real Madrid, që një javë më parë fitoi Champions League në Kiev, ka marrë një leje të veçantë për të pushuar nga trajneri Fernando Santos dhe do të nisë grumbullimin dhe përgatitjet për Kupën e Botës 2018, vetëm në javën e ardhshme.

Vetë trajneri i kampionëve të Europës deklaroi: “Ronaldo është ende me pushime. Po relaksohet me familjen e tij pas një sezoni shumë të ngarkuar. Nuk kam folur me të, vetëm shpresoj të karikojë bateritë dhe të jetë i gatshëm në 100% të formës për në Rusi. Kjo është kryesorja për ne.”

Related posts

“DO TË ISHTE MIRË…”/ Ronaldinho tregon se ku dëshiron ta shohë Kylian Mbappen të luajë

F.autor

DRIDHET INTERI/ NUK KA RINOVUAR: ICARDI konfirmon të ARDHMEN pas eliminimit nga CHAMPIONSI

Isa.Autor

“PA NJERËZIT NUK KA KUPTIM TË LUAJMË”/ Tifozët e klubit të njohur italian kërkojnë mbylljen e kampionatit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment