Futboll La Liga Sport

Cristiano Ronaldo i bashkohet Kombëtares Portugeze dhe shpreson kurorzimin në Rusi

Duket sikur Cristiano Ronaldo i ka harruar të gjitha polemikat rreth të ardhmes së tij në Real Madrid, pasi është shfaqur i lumtur dhe gazmor gjatë seancës së parë stërvitore me Kombëtares e Portugalisë rreth dhjetë ditë para Botërorit.
Vetëm një javë më parë, sulmuesi portugez  ngriti trofeun e pestë në karrierën në Ligën e Kampionëve dhe tani i është bashkuar ekipit kombëtar portugez në përgatitje për kupën e botës.

E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se Ronaldo i ka harruar pyetjet e ngritura rreth së ardhmes së tij pas deklaratave bombë që bëri në përfundim të finales së Championsit. “Do të flasë në ditët në vazhdim, ka qenë kënaqësi të luaja për Madridin. Nuk mund të garantoj se do të vazhdoj. Paratë dhe lavdia nuk janë gjithçka”, u shpreh Ronaldo pas finales.

Tani, luzitani është i përqendruar vetëm në Kupën e Botës dhe në seancën e parë stërvitore me kampionin evropian, ai është dukur shumë i lumtur duke qeshur tërë kohën.Ai përfundimisht do të flasë për të ardhmen e tij në Real, siç ka theksuar edhe vetë, por për momentin do të mbetet i heshtur sepse Botërori është e vetmja gjë që ia tundon mendjen tani.

Related posts

“ËSHTË E PAPRANUESHME DHE FALSE”/ Leonardo përgënjeshtron gjithçka mbi kontratën e Messit me PSG-në

Delo.autor

LIVE/ Skënderbeu-Flamurtari: Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë ndryshime (VIDEO)

Isa.Autor

MILAN-EMPOLI/ “Kuqezinjtë” kalojnë në avantazh, shënon Piatek

Delo.autor

Leave a Comment