Futboll Premier League Sport

Pogba “shfrynë mllefin” kundër kritikëve: Ky jam unë, s’kam pse…

Paul Pogba reagon ndaj kritikëve për stilin e tij të lojës, por edhe për mënyrën e jetesës. Mesfushori frances në karrierën e tij ka humbur disa finale të rëndësishme, si me Juven (Championsin në 2015) dhe me Francës (Euro 2016), ndërsa eksperienca e tij te Manchester Unied nuk po i përmbush pritshmëritë. Pogba ka mbrojtur stilin e tij, duke argumentuar jo vetëm se ka bërë të njëjtat gjëra gjatë periudhave të suksesit.

“Unë kam qenë gjithmonë kështu. Kur kam fituar, e kam bërë duke qenë vetvetja. Ju nuk besoj se do ta kritikoni Messin, kur nuk vrapon shumë në fushë. Nëse shënon tre gola, do të thoni: Ah, por ai po ecën në fushë? Jo. Nuk mund të më tregoni mua si të luaj. Askush nuk më ka thënë se si duhet të sillem. Ky është futbolli im, kjo është e gjitha. Njerëzit mund ta pëlqejnë, ose jo.”

Pogba shtoi më tej se nuk i intereson çfarë thonë kritikët, por njerëzit që e mbështesin në atë që ai bën.

“Unë nuk e vras shumë mendjen për atë që njerëzit mendojnë. Gjithkush ka mendimin e tij dhe e respektoj. Unë luaj futboll, bëj atë që më pëlqen. Të afërmit e mi më mbështesin, ata janë më të rëndësishmit. Do të ishte përsosmëri nëse të gjitha na duan, por asgjë nuk është e përsosur në këtë botë.”

Pogba dhe Franca e nisin Kupën e Botës më 16 qershor, kundër Australisë, në Grupin C. Më pas ”Gjelat” do të përballen me Perunë, më 21 qershor, për t’i mbyllur ndeshjet në grup më 26 qershor, kundër Danimarkës.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Partizani: Starton pjesa e dytë, skuadrat në kërkim të golit (VIDEO)

Isa.Autor

REAL MADRID-BETIS/ Hazard vallëzon me mbrojtjen kundërshtare, VAR i heq golin (VIDEO)

Delo.autor

GAFA E PAFALSHME PËR KOLAROV/ SPAL ndëshkon “verdhekuqtë” me penallti (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment