Futboll Sport

Daliç “SHPËRFILL” Argjentinën/ Ndeshja më e lehtë e grupit

Trajneri Zlatko Dalic e ka cilësuar ndeshjen ndaj Argjentinës si më të lehtën e grupit për Kroacinë e tij në Kupën e Botës.

“Nuk kemi asgjë për të humbur. Presioni është mbi kundërshtarët tanë, ne i kemi marrë tashmë tre pikë,” shprehet trajneri i kryesuesve të Grupit D një ditë përpara duelit me ekipin nga Amerika Latine.

Shoku i Messi-t te Barcelona, Ivan Rakitic, parashikon një Argjentinë ndryshe pas barazimit 1-1 ndaj Islandës. “Duhet të marrim parasysh se Argjentina do të jetë shumë agresive në fushë.

Messi? Çfarë mund të them për të, që nuk e dini tashmë,” shprehet kroati në konferencën për shtyp.

“Duhet të punojmë nga minuta e parë e deri tek e fundit. Duhet t’ia bëjmë të vështirë. Ata nuk duhet ta shijojnë atë ndeshje.”

Related posts

SHQIPËRIA U-17/ Paraqitje dinjitoze në miqësoren e dytë, Kombëtarja barazon me Bosnjën

Delo.autor

“EL CLASICO”/ Modric është “MAGJIK”, Real Madrid hipotekon fitoren (VIDEO)

Delo.autor

PROTAGONIST NË FITOREN E MANCHESTER CITY-T/ Ja momenti kur Gundogan turpëroi Sanchez pas një asist “MAGJIK” të Ederson (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment