Futboll Sport

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi zëvendëson Ilir Dajën

Vetëm një ditë pas zyrtarizimit të teknikut Ilir Daja në krye të pankinës së Flamurtarit, vendi i lënë bosh prej tij te pankina e skuadrës së Skënderbeut është plotësuar me një veteran të bardhekuqëve. Trajneri i ri i ekipit korçar do të jetë kapiteni dhe portieri tashmë legjendë i Skënderbeut, Orges Shehi. Në dilemë prej kohësh në lidhje me të ardhmen e tij, veterani Shehi duket se ka gjetur tashmë rolin që do të mbajë me bardhekuqtë për të vazhduar historinë te ekipi korçar.

Në moshën 40-vjeçare, Shehi do të nisë në krye të Skënderbeut eksperiencën e tij të parë në rolin e trajnerit. Kur pritet vetëm zyrtarizimi dhe bërja publike e këtij emërimi, kujtojmë se portieri veteran Orges Shehi është pjesë e rëndësishme e zinxhirit të sukseseve të skuadrës së Skënderbeut me të cilën është bashkuar që në vitin 2010 dhe pritet të marrë detyrën e trajnerit të korçarëve në një moment delikat për klubin bardhekuq, kur rrezikohet konfirmimi nga CAS i dënimit për perjashtimin 10-vjeçar nga të gjitha kompeticionet europiane, të dhënë nga UEFA.

Related posts

PLAS XHELOZIA TEK BARCELONA/ Carles Alena i befason të gjithë: Ia dhanë numrin De Jong pa më treguar…

Delo.autor

Joao Cancelo ‘dështon’ tek Interi, gati rikthimi tek Valencia

Q.Autor

DËSHTON MARRËVESHJA MES PALËVE/ Armando Broja nuk do të huazohet te Ipsuiç

F.autor

Leave a Comment