Futboll Sport

Dalin në dritë emrat e klubeve, Enis Gavazaj lë Superioren

Enis Gavazaj dhe Skënderbeu me shumë mundësi do t’i ndajnë rrugët këtë verë. Vetë sulmuesi anësor ka deklaruar me mbylljen e sezonit se menaxheri i tij po punon për të mbyllur transferimin jashtë vendit. Deri më tani nuk ka pasur asgjë të re, por nga Belgjika së fundmi vjen një lajm se për futbollistin e korçarëve interesohen tre klube, madje dy prej tyre u zbulohen edhe emrat. Charleroi dhe KSV Oostende janë emrat e klubeve që e kërkojnë, ndërkohë që është edhe një klub tjetër i interesuar, por emri i tij nuk bëhet i ditur.

Normalisht Skënderbeu do të tentojë të përfitojë nga shitja e sulmuesit dhe synimi është që të arkëtohen rreth 600 mijë euro. Një shumë jo e vogël, por që pretendohet nga ana e korçarëve. Para mbylljes së kampionatit janë bërë dy lëvizje drejt Belgjikës, teksa i pari u transferuar Kristal Abazaj tek Anderlecht për shumën e 750 mijë eurove, kurse më pas Guri kaloi tek Oostende. Për shkodranin Kukësi përfitoi 710 mijë euro.

ECURIA – Enis Gavazaj nuk e nisi mirë te Skënderbeu kur ekipi drejtohej nga Andrea Agostinelli. Me emërimin e Dajës në janar të vitit 2017 ai fitoi më shumë hapësira dhe nisi të tregojë vlerat e tij. Sezonin e fundit, që sapo u mbyll, sulmuesi anësor ka arritur të gjejë tre herë rrugën e rrjetës në kampionat, si dhe ka shënuar një gol në Europa League. Në kampionat ai është aktivizuar në 29 takime, 26 prej tyre i ka nisur nga minuta e parë. Ky numër ndeshjesh është ndikuar edhe nga një dëmtim që pat pësuar në ndeshjen e kupave të Europës dhe për rreth 45 ditë ka qëndruar jashtë fushave të blerta.

Related posts

Nuk ka “paqe” për Allegri, dëmtohet sulmuesi, mungon ndaj Milan…

Sadik.Autor

PAS BARAZIMIT PA GOLA NDAJ TIRANËS/ Trajneri Daja: Mënyra e lojës nuk ishte e duhura, pavarësisht se nuk…

Delo.autor

Ramsey dhe Aubameyang vendosin një rekord unik në kampionatin anglez…

Isa.Autor

Leave a Comment