Futboll La Liga Sport

Ikën Ronaldo? Mesfushori i Barcelonës ka një përgjigje interesante

Një nga karakteristikat më të mira të Ivan Rakitic është sinqeriteti. Mesfushori është një ndër lojtarët e rrallë që shprehet aq lirshëm dhe “ pa dorashka” në prononcimet për median. Të njëjtën gjë ka bërë edhe së fundmi, kur është është pyetur për largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid. 30-vjeçari ka komentuar Champions e trembëdhjetë të “Los Blancos”, dorëheqjen e trajnerit Zinedine Zidane, largimin e mundshëm të yllit portugez, Ronaldo dhe emërimin e Abidal te Barcelona, si sekretar teknik.

Abidal nuk kishte përvojë në këtë pozicion por u mirëprit mjaft mirë nga stafi i Barçës.

“E vërteta është se unë u befasova, pasi nuk e dija që Robert kishte ikur, përfitoj t’a falënderoj për gjithë kohën që ka qenë me ne dhe trajnimin, përvojën që na ka dhënë. Nga ana tjetër, e mirëpresim Abidal, i cili është një emër i madh dhe shumë i veçantë për popullin katalanas”- ka thënë kroati.

Dorëheja e Zidanes pas fitimit të Champions League

“Në fillim u befasova, se si u largua pasi fitoi Championsin e tretë radhazi. Por, më pas mendova se kjo ishte koha e duhur. I heq kapelën, sepse karriera e tij ka qenë mbresëlënëse. Ai ka bërë histori me Madridin dhe kjo është arsyeja pse ne duhet t’a përgëzojmë atë”.

Largimi i mundshëm i Ronaldos

“E kam të vështirë të imagjinoj që ai mund të largohet. Por, futbolli i tillë është. Gjithmonë gjërat ndodhin kaq shpejt. Ronaldo është nga ato lojtar që bën diferencën në Madrid. Unë nuk do të gënjej, nëse ai ikën, do të më bëhej qejfi. Si koleg, shpresoj që të marrë vendimin e duhur. E njëjta gjë vlen edhe për Zidane, u uroj më të mirat. Nëse ikën, edhe më mirë”- ka përfunduar mesfushori i katalanasve.

Cristiano Ronaldo deklaroi se do të largohet nga “Santiago Bernabeu” pas përfundimit të finales së Champions League, ku u shpall fitues me skuadrën e tij. Të gjitha mediat u shtangën, së bashku me tifozët dhe lojtarët, të cilët nuk e mendon diçka të tillë.

Related posts

Lind Seria A 2018/19: Përballje gjigantësh në javën e parë, RONALDO e nis në…

Isa.Autor

Rrëfehet blerja e Barçës: Kur mu afrua Messi mu…

Q.Autor

Gjoba 1 milion euro, Skënderbeu “fiton” kohë. Ja kur do të bëhet apelimi në KAS

Sadik.Autor

Leave a Comment