Futboll Sport

Danimarka kujton vitin 1992, kërkojnë edhe kësaj here surprizën

Danimarka është një nga kombëtaret europiane që është kualifikuar në Botërorin e Rusisë. Skandinavët shkuan në Rusi nëpërmjet Play Off ku mundën Irlandën. Një sukses ky për bardhekuqtë që shkojnë në Botërorin e tretë rradhazi. Në Danimarkë nuk është se ka shumë presion rreth kombëtares dhe kjo ndoshta mund të favorizojë ata që të bëjnë një paraqitje pozitive.

Ndoshta ka edhe disa prej atyre që ëndërrojnë edhe përsëritjen e vitit 1992 ku Danimarka nga plazhi ku po bënte pushime u thërrit në Euro 92 për të zënë vendin e Jugosllavisë që ishte penalizuar nga UEFA. Historia pastaj është e pabesueshme pasi Danimarka arriti që të fitonte Europianin në atë vit. Me të vërtetë e paimagjinueshme.

Kjo Danimakë nuk është si ajo e vitit 92 ku Laudrup udhëhiqte me prepotencë skandinavët. Por edhe sot emrat në mungojnë. Në portë një si Schmeichel jep siguri ndërsa në mbrojtje ‘gjigandët’ Christensen, Vestergaad apo edhe Kjaer janë me të vërtetë të fortë. Mesfusha me Erikseen që është një nga më të mirët në Europë dhe me Schone jep garanci për klas. Në sulm mungon një si Tomasson që mahniste në vitet e shkuara, por edhe Dolberg është një ‘ujk’ goli.

Përsëritja e vitit 1992 duket e pamundur, por Danimarka mund të ecë në këtë Botëror dhe të jetë me të vërtetë një suprizë e bukur e tij.

Related posts

Napoli rivalizon Interin për Deulofeun, gati oferta për Barcelonën

Q.Autor

NGA BARCELONA TEK JUVENTUS/ Njihuni me objektivat e tetë klubeve europiane (FOTO)

Delo.autor

DUHEJ TË KISHTE RINOVUAR/ Zbulohet arsyeja e vonesës së marrëveshjes mes Ibrahimoviç dhe Milan

Delo.autor

Leave a Comment