Futboll Premier League Sport

Dele Alli nuk përjashton largimin nga Tottenham

Dele Alli është i lumtur për ndryshimet që po bën Tottenham në të ardhmen e afërt por refuzon të përjashtojë një largim nga klubi teksa Real Madrid dhe Barcelona kanë shfaqur interes për të.

Alli ka pranuar se nuk e di se si do të jetë e ardhmja për të nëse një klub i madh europian do të trokiste në derën e tij.

“Kurrë mos thuaj kurrë për asgjë,” shprehet ai për ES Magazine. “Asnjëherë nuk i dihet se çfarë do të ndodhë në futboll.

“Kam edhe disa vite të mbetura në kontratë. Kemi një ekip të ri, një trajner të ri, një stadium të ri, kështu që për momentin jam shumë i lumtur.

“Të gjithë lojtarët e shohin drejtimin që ka marrë klubi. Por nuk mund të shohësh drejt të ardhmes por duhet të shijosh të tashmen.

“Jam shumë i lumtur edhe për grumbullimin në kombëtaren angleze. Është një ëndërr që kam pasur që kur isha fëmijë të luaja në Kupën e Botës.

Kemi një trajner të madh dhe një skuadër ambicioze. Kam besim se do të kemi sukses.”

Related posts

KORONAVIRUSI/ Sllovenia pritëse ndaj Kombëtares, ja plani për miqësoren tjetër

Delo.autor

TË PAPËRMBAJTSHËM/ Paris Saint-Germain realizon dy gola të shpejtë me Neymar dhe Kean (VIDEO)

Delo.autor

SPEKTAKOLARE/ Tifozët e Spanjës zbukurojnë dhe ndriçojnë Rusinë

Sadik.Autor

Leave a Comment