Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Bledi Shkëmbi nuk është më trajner i Dinamos, “nëndetësja” i beson pankinën…

Tashmë është zyrtare, Bledi Shkëmbi nuk është më trajner i skuadrës së Dinamos. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi blu nga kryeqyteti ku njoftojnë ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun korçar.

Gjatë komunikatës Dinamo sqaron se ka pasur një takim mes presidentit Ardian Bardhi dhe Shkëmbit ku kanë diskutuar për ecurinë dhe performancën e klubit kryeqytetas duke vendosur që të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin në mënyrë konsensuale kontratën.

Dinamo dhe presideni Bardhi ka falënderuar Bledi Shkëmbin për kontributin e tij dhe njoftojnë se në krye të pankinës është emëruar Bledar Devolli, i cili mbante postin e zv.trajnerit.

NJOFTIMI I KLUBIT TË DINAMOS –

“NJOFTIM

FC Dinamo njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi.

Presidenti Adrian Bardhi dhe trajneri Shkëmbi kanë zhvilluar mbrëmjen e djeshme një takim në të cilin është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës. Në përfundim palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre për pjesën e mbetur të sezonit.

Klubi, në emër të z.Adrian Bardhi falenderon trajnerin Shkëmbi për kontributin e tij dhe punën e përkushtuar që ka bërë ne fillim të sezonit 2021-2022 për krijimin e grupit aktual të futbollistëve, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.

FC Dinamo bën me dije se drejtimin e skuadrës, Presidenti Bardhi do t’ia besojë z.Bledar Devolli, i cili aktualisht mbante postin e zv.trajnerit në ekip.

Stafit teknik në rolin e zv.trajnerit, i shtohet dinamoviti Erion Xhafa, ish-lojtar dhe kapiten i Dinamos, aktualisht trajner i ekipeve zinxhir të akademisë blu.”

Related posts

KRIZË E THELLË FINANCIARE/ Arkat e Inter-it nuk janë ende të sigurta, klubi “Zikaltër” kërkon hua 400 milionë

Delo.autor

“SELFIE HAKMARRËSE”/ Katër futbollistet e Inter-it i dërgojnë mesazhin e koduar Manchester United

Delo.autor

ULTRASIT “ZIKALTËR” MBËSHTESIN CONTEN/ Shikoni çfarë bëjnë para zyrave të Inter (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment