Futboll Sport

LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: Zhbllokohen shifrat, Krasniqi kalon në avantazh korçarët (VIDEO)

Po luhet në Vlorë supersfida përmbyllëse e javës së katër mes Flamurtarit dhe Skënderbeut. Të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren për të “rrëmbyer” vendin e parë. Si vlonjatët ashtu edhe korçarët ndodhen në kuotë të njëjtë pikësh teksa në 3 javët e para kanë arritur të sigurojnë 7 pikë.

Në total Flamurtari dhe Skënderbeu janë përballur 133 herë me njëra-tjetrën. 51 herë ka fituar skuadra korçare, 49 vlonjatët dhe 33 sfida janë mbyllur në barazim. Nuk mungojnë surprizat në formacionet e të dyja skuadrave. Teksa trajnerët i kanë pasur zgjedhjet e cunguara.

LIVE| Flamurtari-Skënderbeu 0-1

Krasniqi 73′ 

KOMENTI LIVE: 

73′ GOOOOL Skënderbeu 0-1. Krasniqi kalon në avantazh korçarët. Pas një topi të harkuar nga Marko Radas, sulmuesi i Skënderbeut përfiton nga rëmuja në zonë dhe nga shumë pranë nuk fal duke e dërguar topin në rrjetë. 

68′ Zëvendësim i detyruar te Flamurtari, largohet nga fusha Hyseni i dëmtuar në lojë Mustafa.

65′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Musta në fushë Danilo Alvesh.

bandicam 2018-09-17 21-08-28-586

61′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë, largohet Dita në lojë Demte.

60′ Revoltohen tifozët, sende të forta në fushë dhe sharrje në korr ndaj Vangjelit. Loja ndërpritet për disa minuta.

54′ Kotobelli pretendon për një faull në hyrje të zonës, por për gjyqtarin Koçi, gjithçka e rregullt.

50′ Flamurtari provon të rrezikojë nëpërmjet goditjeve standarte por të vëmendshëm mbrojtësit korçarë.

47′ Moment paniku në mbrojtjen e Flamurtarit, pas harkimit të Radas, por Pollozhani bën ndërhyrje deçizive duke e larguar topin në këndore.

46′ Kotobelli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Gripshit në krahun e djathtë.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacionet e të dyja skuadrave.

Mbyllet pjesa e parë, 0-0. 

44′ Pranë golit Flamurtari. Bushiç gjuan nga brenda zonër, por pret mjaft mirë portieri Teqja.

Rasti i Bushiç on Vidnews.

39′ Gripshi ndëshkohet me karton të verdhë për simulim në zonë. Nuk proteston lojtari.

37′ Duel i luftuar në çdo metër të fushës.

32′ Krasniqi depërton bukur në krahun e majtë dhe futet në zonë, por në momentin e fundit ndëryn Sirghi duke ia marrë topin.

29′ Pollozhani bën një ndërhyrje deçizive, duke ia hequr topin nga këmba Gjergji Muzakës që po i drejtohej portës.

23′ Atmosferë elektrizuese në shkallët e stadiumit.

bandicam 2018-09-17 20-06-03-132

21′ Dita ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

20′ Bregu zihet në pozicion jashtë loje, teksa del i vetëm përballë portierit, pas një asisti të Radas. Nuk janë dakord korçarët me këtë vendim.


19′ Gripshi merr një top të bukur nga e djatha dhe provon të shërbej për Krasniqin në zonë, por largojnë mbrojtësit vlonjatë në këndore.

15’ Goditje dënimi në krahun e djathtë për Skënderbeun, Radas mundohet të harkojë në zonë, por largojnë vlonjatët.

13’ Dita mundohet të gjuajë nga jashtë zonës, ndalet nga një ndërhyrje e saktë e Deliajt, i cili e bllokon në momentin e goditjes.

10′ Goditje këndi për Flamurtarin, kroson Torasa por Batha shkakton faull në sulm.

7′ Flamurtari jep sinjalin e parë. Sirghi gjuan me kokë pas topit të harkuar nga këndi, topi përfundon mbi kuadrat.

4′ Gabime të shumta në pasime nga të dyja skuadrat.

1′ Përballja nis e ashpër, Kotobelli ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Vangjelit duke shkaktuar faullin e parë.

1′ Ka filluar takimi në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës. Vendasit luajnë topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Sirghi, Pollozhani, Kotobelli, Deliaj, Batha, Hyseni, Torasa, Musta, Bushiç. Trajner: Ilir Daja

Flamurtari

Skënderbeu: Teqja, Lulaj, Radas, Sambou, Vangjeli,  Aliti, Dita, Muzaka, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

41730534_561490357616716_8999276612037902336_n

Gjyqtar: Andi Koçi (Durrës)

Related posts

Pjesa e parë/ Liverpool-i i papërmbajtshëm, Salah keqtrajton Romën (VIDEO)

Sadik.Autor

Teuta shpartallon Partizanin, lumë golash në Tiranë

Sadik.Autor

Massimo Ferrero: Torreira është një lojtar i madh dhe shumë e klubeve duan atë

Sadik.Autor

Leave a Comment