Futboll Sport

Rivaldo vë në lojë Gjermaninë pas eliminimit: Respektoni Brazilin, të vetmit me 5 yje

Askush nuk mund ta mohojë. Elimin imi i Gjermanisë nga Botërori ka lumturuar shumë tifozë, mes tyre edhe ata brazilianë. Humbja 7-1 në Botërorin e vitit 2014 ishte një njollë e zezë për futbollin në këtë vend dhe ish-kampioni i botës në vitin 2002, Rivaldo ka shpërthyer në “Instagram” pas eliminimit të Gjermanisë. Ai kërkon më shumë respekt për vendin e tij dhe thotë se këta që nisën të jepnin leksione në vitin 2014 tani u shpërfytyruan dhe nuk janë shembulli për t’u ndjekur. Shkrimin E tij e ilustron me një foto të Gjermanisë.

“Kjo ishte ajo kombëtarja që ne duhet ta merrnim shembull dhe të reflektonim? Këta ishin ata që na bënë të shkonim në Europë për të studiuar dhe na thanë se sistemi brazilian i futbollit ishte shkatërruar? Të gjithë pas humbjes 7-1 të Brazilit u gabuat. Është e vërtetë që gjithmonë duhet të mësojmë gjëra të reja, por të gjithë ishit shumë të ashpër me profesionistët e Brazilit 4 vite më parë dhe thatë se duhet ta shkrinim futbollin. Na thatë se duhet të kishim planifikimin e kampionëve të Botës, të cilët nuk arritën këtë herë të kalonin fazën e grupeve. Më shumë respekt për brazilianët. Doni apo jo, jemi të vetmit me 5 yje në fanellë dhe meritojmë respekt”, shkroi fillimisht Rivaldo.

HUMBJA 7-1

Më tej, ai u ndal edhe te humbja 7-1 e Brazilit kundër Gjermanisë. “Unë e kam thënë gjithmonë që ajo humbje ishte aksidentale dhe nuk ishte momenti për ta bërë tragjike. Nëse do të luhej sërish ajo ndeshje, nuk kishte shanse të përfundonte në atë mënyrë. E gjithë bota po tenton të fitojë Botërorin, por Brazili ka 5. Dhe do të kërkojmë të gjashtën. Tani jemi në një tjetër betejë, pavarësisht çfarë ndodh. Ne do të jemi dhe do të vazhdojmë të jemi më të mëdhenjtë e futbollit. Dhe nëse nuk e fitojmë këtë vit, në 2022-shin do të jemi sërish ne pretendentë”, e mbylli shkrimin e tij Rivaldo.

Related posts

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Mbrojtësi Sadriu: Po përgatitemi që ta kthejmë në festë ndeshjen e radhës

Delo.autor

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Daja: Ata luajnë një futboll të hapur, kjo shihet dhe nga golavarazhi

Delo.autor

LAJM ZYRTAR: Interi shpallet KAMPION i Italisë

Delo.autor

Leave a Comment