Futboll Sport

DËSHTIM TOTAL/ Zbuloni statistikat shokuese të Messit ndaj Kroacisë…

Ndaj Kroacisë pritet që Messi të shpërthente pasi ngeci në murin e Islandës, por Leo zhgënjeu edhe më rëndë ndaj kroatëve, të cilët e shpartalluan Argjentinën 3-0.

Një tjetër paraqitje zhgënjyese e yllit të Barcelonës, që me kombëtaren e tij seleksionon dështime njëri pas tjetrit, duke mos lënë gjurmë edhe në këtë Botëror, të paktën deri tani.

Ndaj kroatëve, Messi e preku topin vetëm 47 herë, realizoi 23 pasime dhe 5 driblime, ndërsa e goditi portën vetëm një herë, shumë më keq se ndaj Islandës.

Pas këtij takimi pa shënuar, Messit i bëhen plotë 675 minuta pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës në Botëror.

Krahasuar me paraqitjet e tij me Barcelonën, me Argjentinën Messi është një tjetër lojtar, i cili tashmë shpresat i var te kundërshtarët për të vazhduar më tej.

Messin bëri të vërë duart në kokë edhe Maradona…

Related posts

PAS 15 MINUTASH LOJË/ Sterling zhbllokon ndeshjen pasi humb ekuilibrin (VIDEO)

Delo.autor

Dortmund e përjashton, Aubameyang te Arsenal për 60 mln euro

Q.Autor

PËRMBYTJET E SHIRAVE NUK NDALIN ATLETËT/ Maratona e Venezia zhvillohet nën ujë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment