Futboll Premier League Sport

Dështoi transferimi në moment të fundit, presidenti i ekipit francez ironizon keq Liverpulin

Transferimi i Nebil Fekir nga Lyoni te anglezët e Liverpool u konsiderua si një çështje pothuajse e mbyllur aq sa u përfol se lojtari kishte kaluar dhe vizitat mjekësore te “the reds”. Por çdo gjë u përmbys në minutat e fundit përpara zyrtarizimit pasi ekipi francez u tërhoq nga negociatat duke vendosur për të mos shitur yllin dhe kapitenin e tyre.

Por mesa duket situata nuk paska qenë dhe kaq e thjeshtë. Në një prononcim të fundit të presidentit të Lyonit Jean-Michel Aulas, ai mësohet të ketë ironizuar ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp duke thënë se “fakti që ata kanë fituar disa trofe diku rreth viteve ’70 s’do të thotë se mund tu imponohen në këtë mënyrë klubeve si i yni” duke shtuar se Fekir do të përfundonte në stolin e rezervave nëse do të vendoste të tradhtonte ekipin në këtë mënyrë.

Fekir është kapiten i ekipit francez dhe një ndër pikat e referimit për ta dhe tifozerinë.

Related posts

ÇFARË SPEKTAKLI/ Koreografitë speciale, kur derbi i Milanos kthehet në një “show” (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Dynamo Kyiv-Barcelona. Rezultati 0-4

Delo.autor

NDODH ÇUDIA NË ANGLI/ Lojtari mbyll sezonin pas dëmtimit qesharak në shtëpi

Isa.Autor

Leave a Comment