Futboll Premier League Sport

JoseMourinho e do me patjetër/ Manchester United gati të ofrojë 40 mln € për lojtarin e Augsburg

Një shumë e madhe parash e pret klubin modest të Bundesliga-s, FC Augsburg. Siç raporton gazeta angleze Daily Star, trajneri Jose Mourinho është në kërkim të një mbrojtësi të majtë për Manchester United.

Dhe raportohet se në krye të listës është Philipp Max, 24 vjeç. Edhe ai vetë thuhet të jetë shumë i interesuar për një kalim tek United.

Për transferimin e tij do të duhen rreth 40 milionë euro. Gjermania Bild ka dashur të marrë informacione për këtë transferim të mundshëm, por përfaqësuesi i tij Stefan Reuter nuk është prononcuar.

Max, i cili aktualisht është në Greqi për pushime, sezonin e kaluar ka dhënë 13 asiste, një shifër e çmendur për një mbrojtës dhe ka një kontratë deri më 2022 me Augsburg.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Lazio dhe Strakosha sfidojnë Covid-19, ja kur do të dalin në stërvitje

Delo.autor

LAJMI I FUNDIT/ 3 futbollistë në Shqipëri dyshohen me COVID-19, klubi i izolon menjëherë

Delo.autor

Momenti kur Lopetegui shpërthen në lot, gjatë prezantimit te Real Madridi (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment