Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Milan hedh sytë nga Serie B, kuqezinjtë “piketojnë” talentin italian…

Milani e kërkoi që në janar, por pavarësisht përgjigjeve negative, nuk ka hequr dorë për tij. Bëhet fjalë për Xhanluka Skamakën, sulmuesi në pronësi të Sasusolos që sivjet ka luajtur si i huazuar te Askoli në Serinë B.Gianluca.Scamacca.Ascoli.2019.20.esultanza.750x450

Gjatë merkatos së dimrit kuqezinjtë kërkuan huazimin me të drejtë blerje për 21 vjeçarin, kërkesë që u refuzua kategorikisht. Tashmë vullneti i djaloshit mund të bëjë diferencën po aq sa një propozim për huazim me detyrim blerje në selinë e Sasuolos.

Napoli dhe Benfika janë dy ekipe të tjera të interesuara, madje portugezët kanë ofruar 10 milionë euro. Kjo ofertë u refuzua gjithashtu nga zigjelbërit, ndaj kuptohet se Milanit do t’i duhet një investim më i lartë për të afruar një profil me perspektivë si Skamaka.

7 gola në 23 prezenca sezonale mbase nuk janë shumë për një sulmues, por talenti i tij premton shpërthimin, aq më tepër që prej vitesh është titullar i padiskutueshëm në të gjitha kombëtaret italiane në nivel grupmoshash.

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT E BOTËS SË FUTBOLLIT/ Fabio Capello rrëfen: Ju tregoj 3 më të mirët e historisë

Delo.autor

“Pogba nuk është lojtar i klasit botëror, sepse ju lë vetëm”

Q.Autor

Bayerni është eliminuar në katër sezonet e fundit nga klubet spanjolle në Champions

Sadik.Autor

Leave a Comment