Futboll Premier League Sport

Drama e lojtarit të Argjentinës, do të qëndrojë 15 muaj larg fushave

West Ham dhe Argjentina janë tronditur me lajmin se Manuel Lanzini do të qëndrojë larg fushave për të gjithë sezonin e ardhshëmpas dëmtimit në gju.

Mesfushori 25-vjeçar mendohet të jetë tepër i zhgënjyer për faktin se do të mungojë për 15 muaj të tërë.

Lanzini pësoi dëmtim fatkeq në një seancë stërvitore me Argjentinën një javë përpara Kupës së Botës.

Në fillim iu tha se do të ishte gati gjatë muajve të parë të sezonit të ri pasi ka tërhequr ligamentin e gjurit.

Por siç raporton anglezja Mirror, klubit i është thënë se dëmtimi është më serioz nga se ç’ishte parashikuar.

Lanzini është kthyer në një lojtar kyç për West Ham dhe paraqitjet e tij kishin provokuar interes nga klubet e mëdha.

Related posts

BOTËRORI/ “Murtaja” e dëmtimeve bën kërdinë te Franca

F.autor

ZBULIMI TRONDITËS i ish-mbrojtësit të Tottenham: KAFSHIMI nga një MI më la…

Isa.Autor

Pamje shokuese nga Moska/ Tifozë rus detyrojnë “ARIUN” t’i bie vuvuzelës

Sadik.Autor

Leave a Comment