Futboll Seria A Sport

TRAJNERI PO RIKUPEROHET SHUMË SHPEJT/ Maurizio Sarri gati të ulet në stol për duelin kundër…

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri po rikuperohet shumë shpejt dhe pritet të jetë i gatshëm të ulet në stol për duelin kundër Napolit.

Tashmë sipas asaj që raportojnë mediat në Itali 60-vjeçari po bën maksimumin për të qenë në stol kundër skuadrës që drejtoi për 3 sezone përpara se të udhëtonte për në Londër.

Shenjat përmirësimit i dha edhe ditën e hënë kur u paraqit në qendrën stërvitore të klubit bardhezi dhe dukej fizikisht drejt rekuperimit të plotë.

Të enjten do të kryejë një ekzaminim me mjekët për të marrë apo jo dritën jeshile, drejtuesit torinez predikojnë kujdes por trajneri nuk dëshiron të jetë i detyruar ta braktisë skuadrën në supersfidën e ditës së shtunë.

Trajneri i bardhezinjve po djeg etapat më shpejt se sa priste nga një bronkolit që i preku mushkëritë c’ka e bëri të mungonte në startin e Serisë A ku Juventusi i tij fitoi 0-1 në Parma.

Related posts

“ROMELU ËSHTË I LUMTUR NË LONDËR”/ Agjenti yllit belg: Lukaku e ka Interin në zemër, e ndjek gjithmonë

Delo.autor

LIVE/ Ka startuar sfida mes Laçit dhe Skënderbeut

Delo.autor

KATAR 2022/ Zvicra dhuron spektakël dhe “shtyp” Bullgarinë me 3 gola për 7 mintua (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment