Futboll Historiku Sport

SPECIALE/ Botërori 1970: Brazili i Peles triumfon ndaj “katenaços” italiane

Deri më 1970 kupa “Zhyl Rime”, e quajtur kështu për nder të nismëtarit të Botërorëve të futbollit, shëtiti në shumë kryeqytete të botës në pritje që të zotërohej tri herë nga e njëjta skuadër. Në ndeshjen finale në Meksikë kjo mundësi iu paraqit Italisë që e kishte fituar më 1934-n e 1938-n dhe Brazilit më 1958- n e 1962-shin.

Brazili i kryesuar nga legjendari Pele, me yje të tillë si Gerson, Karlos Alberto, Paulo Cesar e mbi të gjithë Zharzinjo, është kandidati i parë për të fituar trofeun më të lakmuar për kombe. Në ndeshjen finale në Meksikë kjo mundësi iu paraqit edhe Italisë që kërkonte nga ana e saj tripletën.

Finalja
Më 21 qershor 1970 midis tyre Brazili mundi Italinë 4-1 dhe e fitoi përfundimisht këtë kupë. Protagonist apsolut u Zharzhinjo i cili mori petkun e liderit dhe me 2 golat e tij i hapi rrugë Brazilit të arrinte tek suksesi.

Risia
Në këtë Botëror për herë të parë mund të ndërrohen lojtarët, qoftë kur dëmtohen, qoftë kur luajnë keq, faktor që bëhet i domosdoshëm po të marrim parasysh se Meksika, e ndodhur më shumë se 2000 metra mbi nivelin e detit, ka vështirësi të mëdha klimatizimi.

Për herë të parë, ndeshjet u transmetuan me ngjyra
Botërori Meksikë 1970 është i pari që është transmetuar në televizione me ngjyra. Kualiteti i transmetimit ishte shumë herë më i mirë se në të shkuarën dhe mbi të gjitha ndeshjet transmetoheshin “live”. Edhe pse ky ishte një hap i madh teknologjik, pjesa më e madhe e teleshikuesve i panë ndeshjet në televizorë bardhezi, pasi në atë kohë ishte luks të kishe televizor me ngjyra.

Zharzinjo, trashëgimtari i Garinçës te Brazili
Fillimi i karrierës së tij në skuadrën kombëtare nuk është i lehtë. Më 1966-n në Angli luan vetëm dy takime. Por shpërthen në Meksikë ku fiton për të tretën herë titullin kampion botëror. Është i zhdërvjellët, i furishëm, ndonëse nuk ka shkëputje shpërthyese të Garrinçës në krahun e djathtë. Por mjafton t’i japësh një top të gjatë diagonal, që ai ta zotërojë atë e më pas kthehet në tmerrin portierëve.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

Wilshere pranë largimin, pasi s’gjen marrëveshje me Arsenalin për kontratë të re

Q.Autor

BLLOKIMI I MERKATOS NGA FIFA/ Klubi i Kukësit: Çështja ka shkuar në KAS, e vërteta është që…

Delo.autor

ZYRTARE/ E prezantojnë si yll, Domgjoni transferohet drejt Superligës zvicerane tek Luzern (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment