Futboll Seria A Sport

Drejtuesit e Galatasarait vizitojnë Milanon për futbollistin e Interit

Mund të jenë orë, apo ditë vendimtare për të ardhmen e Yuto Nagatomo. Inter kërkon një tjetër shumë të ardhurash, për të plotësuar kuotën e parave të kërkuar nga UEFA në fund të muajit, ndaj një përfaqësi e drejtuesve të klubit turk të Galatasaray ka mbërritur sot në Milano për të hyrë në tratativa me zikaltërit pikërisht për transferimin e Yuto Nagatomo.

Nagatomo u transferua në Stamboll gjatë merkatos së janarit në formën e huazimit. Inter kërkon 4 milionë euro, ndërsa turqit janë ndalur në kuotën e 2 milionëve, pavarësisht se Ausilio duket i vendosur të mos zbresë nga kuota e 3 milionë euro. diferencat me ofertës dhe kërkesës janë të vogla, ndaj dhe transaksioni mund të ndodhë në ditët në vijim.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Tottenham-Chelsea. Rezultati 0-2

Delo.autor

MILAN INTERESOHET PREJ KOHËSH/ Mesfushori pranë transferimit në Premier League tek…

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Dy gjigantët anglez në “luftë për Cavanin

Delo.autor

Leave a Comment