Futboll La Liga Sport

PLAS SKANDALI/ E bujshme nga Spanja, BENZEMA akuzohet për RRËMBIM

Karim Benzema duket se është në telashe. Ai nuk po shijon një formë të mirë në fushë, por tashmë duhet të përballet edhe me akuza jashtë saj. Francezi ka ndërruar se fundmi menaxher, por ish-përfaqësuesi i tij ligjor e akuzon sulmuesin për rrëmbim.

Leo De Souza e ka denoncuar futbollistin e Realit në polici. Ai pretendon se është sulmuar në Paris nga njerëz të afërm të lojtarit dhe ka pasur tentativa për ta rrëmbyer. Sipas asaj që raporton “Marca”, e gjitha ka ardhur për shkak se Benzema pretendeon se ish-menaxheri i ka borxh 500 mijë euro. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë ndeshjes PSG-Lion. Një furgon me xham të zinj ka ndaluar përpara De Souzës dhe ky i fundit dyshon se futbollisti ka qenë brenda tij bashkë me njerëz të afërm. Benzema ka reaguar për këtë nga rrjetet sociale dhe shpjegon ngjarjen

“Një i afërm i imi prek krahun e De Souzës dhe ky është rrëmbim? De Souza qënka rrahur, por ai nuk mungon asnjë ditë të vetme në punë e tij. E ka seriozisht kjo botë?”, shkruan Benzema në “Twitter”.

 

Related posts

E BUJSHME/ Chelsea arrin akordin me talentin e Bundesligas, klubi gjerman ul çmimin e lojtarit

Delo.autor

9 FITORE E 1 BARAZIM ME “DJAJTË E KUQ”/ Solskjaer merr sinjalin e parë, ja detyra “ekstra” që i ngarkohet

Delo.autor

PAS PËRFUNDIMIT TË SEZONIT 2018-19/ UEFA publikon renditjen: Ja klubi më i mirë në Europë, shokues pozicioni i Milanit

Delo.autor

Leave a Comment