Futboll Sport

SPECIALE/ Evulucioni i Botërorëve: Nga futbolli fizik e deri tek klasi dhe spektakli taktiko-teknik

Përgjatë gati një shekull futbolli si çdo fushë tjetër ka evoluar duke kaluar nëpër disa etapa të rëndësishmë të cilat domosdoshmërisht kanë hyrë në histori. Nëse do të kthehemi dhe analizojmë ngjarjen e më të rëndësishmë dhe padyshim më të madhe në sportive në botë botërorin, vërejm disa ndryshime thelbesore.

Në vitin 1930 u organizua botërori i parë ku morën pjesë vetëm 6 skuadra dhe si pasojë në fund të turnet fitues u shpall Uruguai. Më pas Italia triumfoi 2 herë rreshtë. Ajo që biente në sy ishte mënyra dhe qasja e skuadrave sesi implementonin lojën në fushë. Ekipet që luftonin më shumë dhe kishin në organikën e tyre lojtarë të fortë fizikisht e kishim më të lartë koeficentitn për të triumfuar.

Pas viteve 60’ ku Brazili i Peles ishte një skuadër e frikshme nga ku arriti tre sukses të njëpasnjëshme nga 1954 e deri më 1962 filloi të ndryshonte fizionomia e të luajturit. Brazilianët përvec se ishin dominues por edhe dëfrenin me lojën kreative dhe skemat e bukura që vininsi pasojë e një futbolli kolektiv.

Më tej në skenë vijnë gjermanët dhe më pas holandezët të cilët e ridimensionuan futbollin duke përdorur skema ku skuadra u bë më gjithpërfshirëse nga ku nuk pritej vetëm nga disa individë. Futbolli total i Hollandës të Krojfit magjepsi botën edhe pse nuk u konkretizua me trofe.

Vitet 80-90’ ishin vitetet më të arta të futbollit në tërsi nga ku lindën apo luajtën lojtarët më të mirë të të gjitha kohrave. Maradona, Platini, Barezi, Van Basten, Bebeto ishin korniza ku e bukura nuk kishte kufijë në këtë sport mbarë popullor.

Fund shekulli 20 dhe ai i 21-të do të risillte edhe një herë tjëtër dominimin e futbollit amerikano latin të dyshes Brazil-Argjentinë. Ajo që ishte edhe ADN-ja e futbollit përtej Atlantikut mund të shprehet me fjalën argëtim. Spektakël i garantuar dhe fantazi duke e kther këtë sport si një moment jo vetëm interesat por edhe çlodhës dhe fantastik.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

“NUK JAM UNË FAJTORI”/ Ish-goleadori i Naftëtarit: Si më vunë prangat në komunizëm për një karton të kuq

Delo.autor

Dortmund kërkon ish-sulmuesin e Realit

Sadik.Autor

ZBULOHEN PRAPASKENA/ Patrick Vieira kërcënoi klubin me dorëheqje dhe pengoi merkaton e…

Delo.autor

Leave a Comment