Futboll La Liga Sport

Duel “El Clasico” në merkato, Reali dhe Barça kërkojnë lojtarin e Chelseat

Real Madrid është në avantazh ndaj rivalëve të Barcelonës në garën për të marrë mëngjarashin spanjoll të Chelsea, Marcos Alonso.

“Don Balon” shkruan se “Los Blancos” i kanë shpallur konkurrencë katalanasve, që ishin vënë prej kohësh në gjurmët e Alonso.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez kërkon një alternativë për Marcelo, në të majtë të mbrojtjes, sa herë braziliani të ketë nevojë për pushim dhe të njëjtën gjë do të bëj Barcelona me Jordi Alba.

Alonso ka deklaruar se nëse Conte nuk do të jetë më trajner i Chelsea, ai do të marrë në konsideratë largimin nga Londra dhe kjo ka shumë gjasa të ndodhë.

Çmimi i tij nuk i kalon 30 milionë euro, kësisoj përballja “El Clasico” në merkato ka filluar.

Related posts

JO VETËM FUTBOLLIST/ Ja fiksimi i fundit artistik të Sergio Ramos… (FOTO)

Delo.autor

Lamtumira e Sneijder/ Holanda fiton me përmbysje ndaj Perusë, vendos DEPAY

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Shikoni si mesfushori Kessie shpërdoron një rast të artë nga pika e bardhë ndaj Juventus (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment