Futboll La Liga Sport

VIDAL DREJT LARGIMIT NGA BARCELONA/ Ja skuadra gjigante e Serie A që dëshiron në verë

U transferua tek Barcelona për shumën e 25 milionë eurove, por pas një sezoni që mund të konsiderohet pozitiv në radhët e katalanëve, Arturo Vidal duket se e sheh si të nevojshme të ndërrojë sërish ambient, madje mund të ketë një rikthim të mesfushorit në Itali. Inter është një nga skuadrat që dëshiron shërbimet e kilenit, për t’i dhënë pak kualitet repartit të mesfushës për sezonin e ardhshëm.

Nuk duket edhe aq e lehtë, sepse për ish-lojtarin e Bayernit të Mynihut dhe Juventusit, me afrimin e merkatos verore pritet që numri i të interesuarve të rritet. Barcelona nuk pritet që të behet pengese për largimin e Vidal për dy arsye.

E para sepse nuk dëshiron që ta humbasë atë me parametra zero, pasi lojtari ka një kontratë që skadon në 2021. E dyta, ardhja e Frenki De Jong, për të cilin Barcelona ka paguar 75 milionë euro, plus 11 te tjera në formë bonusesh, bën që Vidal të ketë me pak hapësira tek blaugranat.

Inter tashmë duhet të vlerësojë gjendjen fizike të Arturo Vidal dhe nëse lojtari bind, atëherë do të nisë të mendojë si të bëjë të mundur realizimin e këtij operacioni.

Related posts

RRËFEN EKSPERIENCËN TEK BARCELONA/ Ylli Manaj: Mund të qëndroja në “Camp Nou”, ja çfarë vura re atje

Delo.autor

Dëmtohet Karim Benzema, deri në 3 javë jashtë fushës së lojës

Q.Autor

“VËLLEZËRIT LUPA”/ Dyshja Lukaku-Dybala ndezin Romën, tifozët ëndërrojnë për gjëra të mëdha

F.autor

Leave a Comment