Bundesliga Futboll Sport

E ardhmja e Mërgim Mavrajt, gjithçka e qartë tek klubi i Hamburgut 

Hamburger SV ka zbritur në fushën e blertë dhe nën urdhrat e trajneri Christian Titz janë vënë plot 24 lojtarë. Grupi ende nuk është i plotë dhe kjo jo pa arsye. Albin Ekdal, Filip Kostic dhe Gotoku Sakai ndodhen në Rusi, pasi janë pjesë e kombëtareve të tyre që marrin pjesë në kampionatin botëror. Por ka edhe nga ata lojtarë që janë lënë pushim më shumë se të tjerët. Asgjë nuk është rastësore, pasi prej kohësh është vendosur që një pjesë e lojtarëve kryesorë të largohen.

Është programuar që nga largimet të kursehen rreth 12 milionë euro paga. Vetëm Mërgim Mavraj përfiton rreth dy milionë euro, një shifër e konsiderueshme. Shitja e tij do të sillte të ardhura të rëndësishme dhe momentalisht është lënë pushim nga klubi. Me shumë mundësi nuk do t’i bashkohet më skuadrës gjermane, ashtu sikurse edhe shokët e tij të skuadrës: Alen Haliloviç, Bobi Wood, Walace dhe Kyriakos Papadopoulos.

Edhe këta ende nuk kanë nisur përgatitjet, ndërkohë që Mavraj dhe braziliani Walace kanë qenë prej muajsh të dënuar për t’u stërvitur me ekipin e dytë. Tanimë sfida tjetër e Hamburger SV është që t’i shesë lojtarët e zhvlerësuar. Rënia nga Bundesliga normalisht që bën që për shumicën e futbollistëve çmimi të ketë rënë. Mavrajt dhe brazilianit i shtohet edhe fakti që nuk kanë luajtur prej muajsh. Gjatë kësaj periudhe ka pasur zëra për transferimin e mbrojtësit në Turqi ose në Arabinë Saudite, por ende nuk ka asnjë lëvizje konkrete. Gjithsesi shumë shpejt mund të ketë të reja për lojtarin e kombëtares.

Related posts

(VIDEO) Milani e mbyll 2017-ën me barazim ndaj Fiorentinas, ende larg objektivit Champions

Q.Autor

LIVE/ Starton sfida Arsenal-Bournemouth

Delo.autor

Mbaroi Kupa e Botës/ Ja 6 çastet më të paharrueshme që regjistroi ky Botëror

Isa.Autor

Leave a Comment