Futboll La Liga Sport

E ardhmja në dilemë/ Dy yjet e Premier Leagues presin telefonatën e Real Madridit

Largimi i Zidane nga Real Madridit, mbështetësi i madh i Keylor Navas, ka riaktivizuar interesin e “Los Blancos” për të marrë një portier të një profili të ndryshëm nga ai i kostarikanit. Afrimi i De Gea nga United duket i pamundur, ashtu si Kepa, i cili rinovoi kohët e fundit me Athletic. Në këtë kontekst, janë dy portierë të nivelit të lartë që presin një telefonatë nga Real Madridi. Njëri është Thibaut Courtois (26 vjeç). Belgu është ‘famëkeq’. Ai nuk ka rinovuar me Chelsea sepse ai dëshiron të kthehet në Spanjë për arsye familjare.

Ai përfundon kontratën e tij me blutë e Londrës në vitin 2019 prandaj, kjo është vera ideale për drejtuesit e Chelsea për ta shitur atë me një çmim të arsyeshëm, sepse përndryshe në verën e ardhshme ai do të largohet falas. Nga ana tjetër, është Jan Oblak (25 vjeç). Është një tjetër portier i nivelit të lartë, i cili nuk do të kishte ndërmend të ndryshonte ambient, nga Metropolitan në Bernabeu. Slloveni ka një kontratë deri në vitin 2021. Atlético e rinovoi atë në shkurt 2016.

Në atë kohë, Real Madridi kontaktoi përfaqësuesin e tij. Klauzola e sllovenit ishte vetëm 40 milionë euro. Atletico i dha atij një tjetër vit (deri në vitin 2021), ndërsa e ngriti klauzolën e tij në 100 milionë euro dhe ngriti pagën e tij në tre milionë euro neto për sezon. Për “Los Blancos” nuk do të ishte problem t’i ofronin një rritje të vogël të pagës Oblak, por nuk duken të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro të klauzolës së tij, kur ata mund të nënshkruajnë me Courtois për një shifër që do të ishte rreth 30 ose 40 milionë euro.

Oblak tani është në bisedime me Atlético për të rinovuar sërish. Klubi dëshiron t’i rrisë pagën dhe të vendosë një klauzolë prej 200 milionë eurosh. Për momentin, slloveni nuk ka dashur të nisë bisedimet, ndër të tjera, për mundësinë reale të transferimit te Reali. Liverpool është gjithashtu shumë i interesuar për të. Gjithsesi, “Los Blancos” ka ndaluar gjithçka lidhur me merkaton, derisa të ketë një trajner të ri, i cili do të jetë ai që do të vendosë për të ardhmen e Keylor Navas.

Related posts

NISIN LARGIMET TEK EGNATIA/ Artur Magani premton gola të tjerë: Duhet të vinin më herët

Delo.autor

ZHGËNJIMI TEK INTER/ Trajneri holandez, Frank de Boer: Kam shpenzuar shumë energji, më ka kushtuar…

Isa.Autor

“IDETË MESJETARE KANË KALUAR TASHMË”/ Mbrojtësi Meunier: Futbolli nuk është gati për këta lojtarë

Delo.autor

Leave a Comment