Boks Sport

Anthony Joshua harron Wilder, gati marrëveshja me Alexander Povetkin

Anthony Joshua, kampion i botës në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBA dhe WBO duket se do të mbrojë titujt ndaj rusit Alexander Povetkin në shtator të këtij viti. Dueli i madh ndaj amerikanit Deontay Wilder, kampion bote në kategorinë WBC, duke i pamundur për t’u realizuar për momentin, ndaj Joshua ka vendosur të duelojë ndaj rusit, i mandatuar nga WBA. Palët duket se kanë avancuar ndjeshëm në bisedime dhe pritet që këtë javë të zyrtarizohet marrëveshja, me britanikun që pritet të duelojë në “shtëpinë” e tij ndaj Povetkin.

Povetkin, i cili ka dueluar për herë të fundit në të njëjtën ditë me Joshua, ka vetëm një humbje në karrierën e tij, ndaj Wladimir Klitschko, në vitin 2013. Duke folur për të ardhen e Joshua, menaxheri i tij Eddie Hearn tha: “Për Joshua nuk ka rëndësi se kush është përballë, ai dëshiron të duelojë sa më shpejt. Joshua nuk do duele të lehta, por të përballet dhe të mundë më të mirët. Sfida ndaj Povetkin është mjaft e fortë për Anthony, por ai nuk trembet para askujt. Joshua nuk e ka ndalur stërvitjen dhe do të jetë gati për sfidën e radhës, në shtator”.

Related posts

Lazio kërkon 120 milionë për Savic/ MILANI BEFASON dhe “JOSH” me ofertën E FUNDIT

Isa.Autor

SHIFRA TË FRIKSHME/ Ja kush është “ARMA SEKRETE” e Juventusit…

Delo.autor

ÇUDIRA NGA ELBASANI/ Ja kush u prezantua si trajner i ri

Delo.autor

Leave a Comment