Futboll Sport

GRIEZMANN U ANKUA PËR CILËSINË E FUSHËS/ Lojtari i Hungarisë “thumbon”: Pas ndeshjes e pashë duke…

Barazimi i Francës me Hungarinë xhindosi së tepërmi sulmuesin Antoni Grizman i cili pas ndeshjes u ankua për orarin e ndeshjes dhe për thatësinë e fushës.

Por për t’ju përgjigjur ka menduar mbrojtësi i Hungarisë, Loik Nego i cili ka thumbuar francezin duke thënë se pas ndeshjes e pa Grizmanin duke qeshur dhe nuk ishte aq i mërzitur.

‘’Ne punuam shumë për të marrë atë rezultat ndaj Francës. Duhet të kompensonim humbjen ndaj Portugalisë, dhe e bëmë ndaj më të mirëve. Punuam shumë, megjithatë ndjejmë pas frustrim sepse menduam se do të merrnim 3 pikët.

Është normale që Franca kishte më shumë mundësi, por mendoj se barazimi ishte më i drejti pas asaj që dyja skuadrat dhanë në fushë. Grizman? E kuptoj zhgënjimin e tij, ai po qeshte shumë pasi mbaroj ndeshja. Jam i lumtur ta shoh që nuk i pëlqeu rezultati’’, ishin fjalët e Nego.

Loik Nego është futbollist francez, por i cili ka lindur në Hungari. 30 vjeçari ka qenë më parë pjesë e të rinjve të Francës dhe ka ndarë dhomën pikërisht me Antoni Grizman, por më pas zgjodhi të përfaqësojë Hungarinë.

Related posts

ZYRTARE/ Shtohet “kolonia” e futbollistëve shqiptarë në Turqi, lojtari i Kosovës firmos për 3 vite

Delo.autor

LUFTA/ Jo vetëm Klitschko e Usyk, një tjetër ish-kampion bote iu bashkuar ushtrisë ukrainase

Delo.autor

E ardhmja e Balotellit: Milan? Më duan shumë ekipe!

Sadik.Autor

Leave a Comment