Futboll Sport

Formacionet e mundshme, Francë-Argjentinë/ “Gjelat” çalojnë nga e majta, Sampaoli luan pa sulmues

Didie Deshamp mund të përdorë Francën më të mirë të parë në këtë Botëror, që do të thotë ekipin që fitoi kundër Perusë, për t’u përballur sot me Argjentinën. Dilemat e trajnerit prekin krahun e majtë të mbrojtjes, ku Hernandez është në balotazh me Kimpembe për një fanellë titullari. Ideja e “limitimit” të Mesit është një ide fikse për trajnerin që, gjithashtu në treshen pas sulmuesit, do të rreshtojë në të majtë BlazieMatuidin.

Nëse mesfushori i Juves luan në atë pozicion, në sulm Dembele duhet të rivalizojë me Zhirunë për një rol në 11-shin startues. Sulmuesi i Barcelonës mund të sigurojë shpejtësi dhe paparashikueshmëri, ndërkohë që ai i Çelsit garanton fizicitet me shpinë nga porta dhe sonda të rëndësishme për lojën në ajër.

Nëse Deshamp bazohet te ndeshja më e mirë e të tijve, Horge Sampaoli nuk ka rrugë tjetër, përveçse të propozojë ekipin që siguroi kualifikimin duke mundur Nigerinë. Trajneri i Argjentinës ka edhe një plan që mund të vërtetohet vetëm sot, kur ekipet të zbresin në fushë.

Duke mos qenë i bindur nga forma në stërvitje e Higuainit dhe Agueros, Sampaoli po mendon të hedhë në fushë një ekip pa një pykë të deklaruar. 9-ëshi fals në këtë rast do të ishte roli i Mesit, në krah të të cilit do të luanin kështu Angel Di Maria dhe Kristian Pavon. Edhe për Enco Perez një fanellë titullari, paçka se nuk ishte fare në listën fillestare të Botërorit të skuadrës, iu bashkua vetëm pas dëmtimit të Lanzinit, teksa regjia do t’i besohet edhe një herë dyshes Maskerano-Banega.

Related posts

Roberto Carlos: Neymar duhet të pranojë vendin e tretë

Sadik.Autor

REVOLUCION NGA “THEMELET”/ Juventus kërkon mesfushorin e Atleticos, gati të sakrifikojë lojtarin…

Delo.autor

“BOMBA” NGA SPANJA/ Setien largohet para ndeshjes me Napolin, yjet e Barcelonës duan legjendën e skuadrës si trajner

Delo.autor

Leave a Comment