Futboll Ligue 1 Sport

E duan në Premier League, por Seri preferon kalimin në Serie A

Jean Michaël Seri është një ndër mesfushorët më të kërkuar në këtë merkato pas paraqitjeve fantastike në edicionin e fundit në Ligue 1 me Nice. Çuditërisht agjenti i Jean Michaël Seri, Franklin Mala i kërkon Napolit të blejë mesfushorin dhe kërkon që të kaltrit të lëvizin sa më shpejt.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë ka qenë i lidhur me Arsenalin dhe Chelsea-n, por duket se preferon një lëvizje në Serie A. “Ne shpresojmë që të kemi lajme pozitive nga Napoli në orët e ardhshme”, tha Franklin Mala për “CalcioNapoli24”. “Ka pasur një kontakt joformal me Napoli, por ende nuk ka asnjë hap përpara nga klubi i Aurelio De Laurentiis. Ne jemi gati të takojmë dhe të bisedojmë me drejtuesit e Napolit”, vazhdoi ai, që më pas u ndal te të drejtat e imazhit: “Nuk është problem”.

“Napoli është në ‘pole position’, Seri preferon Napolin në vend të një ekipi tjetër. Napoli duhet të shpejtojë në çdo mënyrë për të mbyllur marrëveshjen. Klauzola e lirimit prej 40 milionë eurosh përfundon më 15 korrik, kështu që ata duhet ta paguajnë atë deri në atë datë. Pas 15 korrikut, Nice mund të kërkojë ndonjë shumë tjetër”, shtoi Mala.

Agjenti i mesfushorit të Bregut të Fildishtë e pranoi se ka interes nga dy klube të Premier League, por nuk preferoi të bëjë publik emrin e tyre. Gjithsesi duke u bazuar te mediat angleze Chelsea dhe Arsenal janë ekipet që kanë treguar interes për shërbimet e tij dhe janë gati të pagujnë te Nice klauzolën e 26-vjeçarit. “Ekzistojnë dy skuadra të Premier League që kanë interes për Seri, por unë nuk mund të them asgjë tjetër”, zbuloi agjenti Franklin Mala. 26-vjeçari mbylli një sezon tepër të suksesshëm me Nice, duke grumbulluar 43 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa shënoi dy gola dhe dhuroi 10 asiste, 7 prej tyre në Ligue 1.

Related posts

PO PËRGATITET SHITJA E INTER PËR SHKAK TË KRIZËS PREJ COVID-19? Reagon klubi “Zikaltër”: Presidenti Zheng…

Delo.autor

DEL VIDEO/ Messi dhe Mbappe në të njëjtën skuadër në stërvitje, dhurojnë spektakël

F.autor

ASKUSH SI “JASHTËTOKËSORI”! Ja statistikat e “çmendura” të këtij sezoni…

Delo.autor

Leave a Comment