Gossip Sport

Partneret e lojtarëve të Rusisë e kanë fituar Botërorin e tyre (FOTO)

Rusia është vlerësuar nga shumë ekspertë si një nga skuadrat më të dobëta që ka paraqitur në historinë e Kupës së Botës vendi organizator. Por një gjë është e sigurt, partneret e lojtarëve të kombëtares ruse janë kampione të botës… në konkursin e bukurisë mes bashkëshorteve dhe të dashurave të futbollistëve që marrin pjesë në kompeticion.

Madje në Rusi janë aq të sigurt se në këtë pikë janë kampionë, saqë po realizojnë një kompeticion në internet për të zgjedhur më të mirën mes ruseve, pa i llogaritur fare partneret e lojtarëve të tjerë.

Momentalisht, në vend të parë është Inna Zhirkova, bashkëshortja 28-vjeçare e ish-lojtarit të Chelseat Yuri Zhirkov, por ndiqet nga afër nga Katerina Gerun, 31 vjeç, bashkëshortja e portierit veteran Igor Akinfeev. Ndërsa “podiumin” e përmbyll 32-vjeçarja Olga Berezutskaya, bashkëshortja e mbrojtësit të CSKA, Vasily, kampione në not të sinkronizuar dhe ish koreografe baleti.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Laçi-Skënderbeu, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

NDESHJA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Guardiola: Ne dëshirojmë ta ndiejmë presionin dhe të…

Delo.autor

BARCELONA BËN GODITJEN E MADHE/ Presidenti i “Katalanasve” nis marrëveshjen për talentin 20-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment