Futboll Sport

REAGON PAS SHKARKIMIT/ Mourinho: Nuk kam asgjë për të thënë, nëse…

Manchester Unitedit e shkarkoi Jose Mourinhon dje nga pozita e trajnerit të klubit, mirëpo as 24 orë pasi ky lajm u bë publik, portugezi nuk ishte i gatshëm ta komentojë shkarkimin dhe kërkoi nga gazetarët ta lënë të qetë.

Mourinho u shkarkua dje nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit në sezonin e tij të tretë me klubin anglez, pas disfatës kundër Liverpoolit me rezultat 3-1 në fundjavë. Në 144 ndeshje me “Djajtë e kuq”, Mourinho i ka arritur 84 fitore, 32 barazime , 28 humbje, me më një përqindje prej 58.3 fitoreje.

Përderisa Mourinho ishte duke ecur në një rrugë afër shtëpisë së tij, ai fillimisht e përshëndet gazetarin, por kur pyetet nëse ka diçka për të thënë për 24 orët e fundit, ai shtoi: “Jo, ju më njihni mua”.

“Nuk kam asgjë për të thënë. Ju më njihni. Nëse dëshiron të ecësh me mua, eja të shkojmë në Buttersea. Nuk ka asnjë problem për mua. Nuk kam asgjë për të thënë, mirupafshim”.

Tanimë në pozitën e tij është emëruar përkohësisht ish-sulmuesi legjendar i klubit, Ole Gunnar Solskjaer. Ai do të kthehet në maj të këtij vitit në klubin të cilin e kishte drejtuar deri tani, Molden nga Norvegjia.

Në sezonin e tij të parë me Manchester Unitedin, Mourinho i fitoi tre tituj: Evropa Ligë, League Cup dhe Community Shield. Sezonin e kaluar, të dytin për të, ai nuk arriti të fitojë asnjë titull me klubin e tij.

Mirëpo, ky sezon ka qenë mjaft zhgënjyes për Manchester Unitedin, pasi që ata tashmë janë 19 pikë prapa liderëve, Liverpoolit, dhe kjo gjë ka bërë që ai të shkarkohet nga pozita e trajnerit pas dy viteve e gjysmë në këtë pozitë.

Related posts

“MENDO PËR PORTUGEZIN…”/ Fraza misterioze e legjendës Puyol për Figon

Delo.autor

XAVI BËN DEKLARATËN E BUJSHME/ Ja pse i thotë “jo” Botërorit me 48 pjesëmarrës në Katar

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Është zyrtare, Lojërat Olimpike do të shtyhen në 2021

Delo.autor

Leave a Comment