Futboll Seria A Sport

E ironizuan në rrjete sociale, Strakosha “kapet” me tifozët e Romës: Ju kujtoj 26 majin! (FOTO)

Pas deklaratave të Thomas Strakoshës në intervistën për Rtsh Sport, ku thoshte se para se të shkonte tek Lacio, e kërkonin edhe rivalët e përjetshëm të Romës, ka pasur reagime nga tifozët edhe në rrjetet sociale. Një faqe tifozësh verdhekuq në Instagram, ka postuar një foto të Strakoshës, të shoqëruar me disa nga fjalët e Strakoshës.

“Mund të shkoja tek Roma, por falë Zotit zgjodha Lacion. Tare më ka ndihmuar në pikëpamjen psikologjike.” – ishin fjalët e Strakoshës. Ndërkohë, tifozët me ironi shkruajnë: Edhe ne falenderojmë Zotin që ti zgjodhe Lacion.

Por, në seksionin e komenteve, nuk ka munguar një përgjigje e shkurtër e Strakoshës: 26 maj (dhe shoqrën me një ikonë të Kupës së fituar). Datë në të cilën Lacio dhe Roma luajtën finalen e Kupës së Italisë, dhe ku fitues doli ekipi i Strakoshës, me rezultatin 1-0.

Related posts

“FUSHAT LËNË PËR TË DËSHIRUAR”/ “Jashtëtokësori shpërthen në kritika: Kjo favorizon kundërshtarin sepse…

Delo.autor

MILAN KËRKON PËRFORCIME/ Maldini zgjedh pasardhësin ideal të Ibrahimovic, ja emri…

Delo.autor

Mourinho: Ndeshja me Chelsea, si gjithë të tjerat. Nuk do të festoj si i çmendur….

Isa.Autor

Leave a Comment