Bundesliga Futboll Sport

E kërkon Bayern/ Ja çfarë përgjigje BEFASUESE jep ylli i madh i Kroacisë

Andrej Kramaric ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në suksesin e Kroacisë 2-0 kundër Nigersë, edhe pse nuk shënoi asnjë gol. Vëmendja e tij është fokusuar vetëm te Kampionati Botëror ku dëshiron të arrijë sa më larg me ekipn kombëtar, megjithatë spekulimet për të ardhmen e tij nuk e lënë të qetë. Kohët e fundit sulmuesi është lidhur me një kalim te gjigandët e Bundesliga, Bayern Munchen. I pyetur në konferencën për shtyp se çfarë opinioni ka për një transferim të mundshëm te Bayern, ylli i Hoffenheim u shpreh: “Bayern? Po, kam parë se çfarë kanë shkruar mediat në këtë periudhë, por nuk ka pse të ngutemi, prioritet për mua në këtë moment është Kupa e Botës. Kur të përfundojē kompeticioni do të flasim”, tha sulmuesi kroat që ka bërë një sezon mjaft të mirë me Hoffenheim.

 

Është ende herët të flitet për merkaton, por në rast se Bayern do të nënshkruajë me ish-sulmuesin e Leicester, Kramaric do të ishte lojtari i tretë që vjen brenda një viti nga Hoffenheim, pasi më herët ka nënshkruar me Sule, Sebastian Rudy dhe Sandro Wagner (të gjitha këto lëvizje janë bërë që nga vera e kaluar). Trajneri i Hoffenheim, Alexander Rosen kohët e fundit u shpreh se klubi kishte hedhur poshtë një ofertë prej mbi 30 milionë eurosh për kroatin nga një klub italian. Përkundër dështimit për të bërë përshtypje gjatë kohës së tij në Angli, Kramaric ka shkëlqyer në Bundesliga dhe ai shihet me interes për Bayern. Trajneri i ri i Bayern Munchen, Niko Kovac, e njeh mjaft mirë sulmues, pasi kur ai ishte në krye të kombëtares kroati sulmuesi debutoi për Kroacinë. Në sezonin e fundit 26-vjeçari grumbulloi 42 ndeshje duke shënuar 13 gola ndërsa dha edhe 9 asiste në të gjitha kompeticionet.

Related posts

TENIS/ Nadal konfirmon rikthimin në fushë, gati për turneun që e ka fituar 11 herë

Delo.autor

MUNGOI NË SEANCËN STËRVITORE/ Sulmuesi i Partizanit merr dozën e vaksinës anti-COVID

Delo.autor

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Cikalleshi me shokë dhurojnë spekatkël, i japin “leksion” Fenerbahçes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment