Futboll Seria A Sport

Ka FESTË te Interi/ Nainggolan një hap larg, Malcom më afër dhe Icardi…

Radja Nainggolan është duke iu afruar edhe më afër Interit. Vetë belgu ka pranuar se Roma ka për qëllim ta shesë atë, me verdhekuqtë që synojnë të marrin 35 milionë euro nga shitja e tij. Sipas disa spekulimesh, tani ‘Ninja’ po kërkon numrin që do të mbajë në fanellë. 4 e Zanetti është tërhequr, 44 mbahet nga Perisic dhe për këtë arsye duhet të gjendet një zgjedhje, e cila është të marrë numrin 22 duke shtuar një + në mes të dy numrave. Kapitulli Icardi. Pas pushimeve në Afrikën e Jugut dhe Seychelles, për Maurito tashmë destinacioni i ri është Nju Jork. Sulmuesi argjentinas, i detyruar të shikojë Kupën e Botës nga TV, gjithmonë pret për lëvizjet e Interit në drejtim të rinovimit. Interi, i cili e konsideron të pashitshëm, synon ta kënaqë atë, por pa nxitim. Kompania e Zhang është e gatshme të ofrojë 6 milionë euro në vit plus bonuse deri në vitin 2023, por Icardi (që aktualisht fiton 4.5 milionë në sezon) dëshiron 8 mln.

 

Po ashtu vazhdon kërkimi për një sulmues të ri të krahut, i cili mund të përfaqësojë një alternativë për Candreva. Për Malcom të Bordeaux do të shqyrtohen pretendimet e klubit francez: Problemi qëndron te klauzola e tij dhe zikaltirt kërkojnë ta marrin me huazim për të blerë në sezonin e ardhshëm për shkak të problemeve financiare. Matteo Politano është alternativa e parë për Malcom. Sipas “Il Corriere dello Sport” takimi mes dy klubeve është caktuar për të enjten, ndoshta një ditë vendimtare për rezultatin e suksesshëm të negociatave. Në këtë moment zikaltrit kanë mbyllur me sukses rinovimet e Miranda dhe Candreva, që do të nënshkruajnë për një vit më shumë. Në rrugën e duhur është edhe rinovimi i Santon, gjithashtu po punohet në këtë drejtim edhe për Skriniar. Villarreali, megjithatë, nuk është aspak i interesuar për një shkëmbim të Eder-Samson.

Related posts

“MILAN ARGËTUES, MORA PËRGJIGJET E DUHURA”/ Pioli: Ibrahimovic të falenderojë shokët, për Kjaer shpresoj që…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Rumani-Spanjë. Rezultati 0-1

Delo.autor

MBUSH 26-VJEÇ/ Ditëlindje përpara ndeshjes së radhës, Hysaj feston me Napolin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment