Futboll Seria A Sport

E kërkon Milani/ Sulmuesi kolumbian “shpërfill” kuqezinjtë për këtë arsyje…

“Ylli” i Monacos Radamel Falcao lë në mëdyshje ekipin e Milanit me përgjigjen e tij të fundit.Sulmuesi kolumbian ka shprehur konsideratë për interesimin e ekipit kuqezi karshi tij, por kërkon të respektojë marrëveshjen me ekipin e principatës së Monakos.”

Kam lexuar dhe dëgjuar për interesimin e Milanit dhe është një nder që një klub i tillë më ndjek vazhdimisht. E ndjek futbollin italian dhe e di që Milani është ekipi i dytë më i mirë në botë për titujt e fituar të Ligës së Kampioneve, por në këtë moment jam në kontratë me Monacon dhe jam i përqëndruar vetëm te klubi dhe Kolumbia.

Duke thënë këtë, e pëlqej Italinë dhe futbollin italian”, deklaron “El tigre” për rrjetin mediatik italian “Mediaset Premium”.

32-vjeçari është një nga prioritete e sezonit të ri të “Djallit”. Pavarësisht moshës, Falcao i është rikthyer zakonit të vjetër “të gjuetisë së golave” duke shënuar brenda 2 viteve të fundit 54 gola në 79 takime.

Related posts

Wenger, i sinqertë për Sanchez: Edhe Manchester City hoqi dorë…

Q.Autor

FORMA E TIJ BIE NË SY TË KLUBE TË MËDHA/ Kërkojnë të marrin në janar mbrojtësin Rrahmani klubi i Serie A…

Delo.autor

Lajmi i fundit / U mund nga Teuta: Kamza humb durimin dhe SHKARKON DEVOLLIN

Isa.Autor

Leave a Comment