Futboll Seria A Sport

“KUQEZINJTË” SYNOJNË PËRFORCIMIN E MADH/ Leonardo gati akordin me sulmuesin e Barcelonës…

Milani ka shprehur interes për sulmuesin e krahut, Malkolm, që është pjesë e Barcelonës. “Tuttosport” raporton se kuqezinjtë tashmë kanë kontaktuar klubin blaugrana në lidhje me një huazim më të drejtë blerjeje. Bëhet fjalë për një huazimin 1-vjeçar me detyrim blerjeje pas një viti për 40 milionë euro.

malkom

Malkolm në fillim të këtij sezonit iu bashkua Barçës nga Bordo për 41 milionë euro, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij, duke alternuar momente errësire totale me “spruco” klasi. Gjatë këtij sezoni në Katalunjë, 22-vjeçari ka shënuar 4 gola në 19 ndeshje, teksa me klubin aktual e lidh një kontratë deri në vitin 2023.

Përveç tij, Leonardo po studion edhe Emereson Palmierin, i cili do të ishte përforcimi ideal për krahun e majtë ku Striniç nuk është provuar ende, ndërsa Rodrigez nuk ka karakteristika sulmuese si Palemieri. Rreth 25 milionë euro kosto e anësorit të Çelsit, por për të dy rastet duhet pritur renditja e “Djallit” në fund të sezonit të Serisë A.

Related posts

PRAPASKENA BARCELONA-GRIEZMANN/ Drejtuesit e Atleticos kanë në dorë provën që fundos “katalanasit”

Delo.autor

“ËSHTË NJË LOJTAR QË TREGON NJË…”/ Cannavaro për yllin e Serisë A: Me mua nuk do të prekte top

Delo.autor

REAL MADRID-CELTA VIGO/ Ndeshje e “zjarrtë”, mesfushori Cervi ndëshkon “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment