Futboll Sport

E kërkon Real Madrid, ja kur vendos Wenger

Arsene Wenger do të vendosë të ardhmen e tij gjatë dy javëve të ardhshme, duke marrë shkas edhe nga interesimi i Real Madrid. Trajneri francez aktualisht po konsideron të gjitha opsionet e tij, pasi përmbylli 22 vite mbretërim te Arsenal.

Tekniku 68-vjeçar konsiderohet si më favoriti i kompanive të basteve, për të marrë drejtimin e Real Madrid, pas largimit të papritur të Zinedine Zidane nga Bernabeu. Ai është përfolur gjithashtu edhe për një vend në rolin e drejtorit të futbollit në klubin gjigant të Ligue 1, PSG.

Vetë Wenger në një intervistë për ‘French TV’, deklaroi: “Është një pyetje për të cilën do të duhet të përgjigjem brenda 15 ditëve të ardhshme. Po, unë dua akoma të jem trajner. A kam akoma dëshirën që të përfshihem në ndonjë sfidë absolutisht të çmendur?”

“Është një punë që kërkon përkushtim total. Duhet të shkëputem pak, çka nuk e kam bërë kurrë, për të parë se sa shumë më mungon të jem trajner. Si do t’ja dal pa adrenalinën që ka puna ime… dhe ekseriencën e ndarjes së emocioneve me të tjerët”.

Related posts

E PABESUESHME/ Fituesi i Turit të Francës përfundon në një SPITAL PSIKIATRIK

Isa.Autor

E BUJSHME/ Pas fitores me Laçin, Molde firmos me ish-portierin e Real Madridit

Isa.Autor

PAMJE RRËNQETHËSE/ Tifozët e Leicesterit QAJNË për pronarin që i bëri të “LUMTUR”

Isa.Autor

Leave a Comment