Futboll Seria A Sport

GATUSSO DREJT SHKARKIMIT/ I kërkohen 6 pikë brenda 2018ës për të…

Gennaro Gattuso do ta shijojë Krishtlindjen si trajner i Milanit, por mund të mos jetë në krye të kuqezinjve më 1 janar. Mediet italiane konfirmojnë se dy ndeshjet e ardhshme në Serinë A, ndaj Frosinone më 26 dhjetor dhe ndaj Spal më 29 dhjetor janë vendimtare për të ardhmen e Gattuso. Në rast se Milan nuk merr 6 pikë të plota në këto dy sfida, atëherë trajneri do të shkarkohet dhe në vend të tij do të mbërrijë Arsene Wenger.

Dështimi në ndeshjen e djeshme ndaj Fiorentina duket se ka tronditur klubin kuqezi, që nuk e priste humbjen ndaj ekipit vjollcë, ndaj dhe po studiohen rrugëdaljet. Ivan Gazidis, shefi i ri i skuadrës kuqezi, ka qenë në Londër dhe ka takuar Arsene Wenger, për t’i ofruar pozicionin e trajnerit të Milanit.

Ata njihen mirë, pasi dikur të dy kanë qenë tek Arsenali dhe mund të ribashkohen këtë herë te Milani. Duket se edhe presidenca e Elliot është dakord me ndryshimet, duke e konsideruar trajnerin francez si një garanci për projektin e ri.

Related posts

MORI FANELLËN ME NUMRIN 9/ Lukaku zbulon prapaskenën: Ja cili ndikoi që zgjodha Inter

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Ndizet sfida në “Elbasan Arena”, Bajrami tenton të realizojë një SUPER GOL ndaj Hungarisë (VIDEO)

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME TEUTËN/ Cungu kritikues: Kur kalon rezultate të tilla, një ekip i pjekur duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment